I eshte dhene lamtumira aktores Fatime Llugiqi

0

 

 

Familjarë e kolegë janë mbledhur për të nderuar aktoren e njohur Fatime Llugiqin, e cila eshte ndare nga jeta, në moshën 67 vjeçare, raporton Ekonomia Online.

Në ndarjen nga jeta të aktores Llugiqi është mbajtur mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.

Drejtori i teatrit Agim Sopi, ka kujtuar aktoren dhe ka përshkruar karakterin e saj.

Sopi thotë se Fatimja ishte aktore e heshtur, e cila sipas tij, ishte pjesë e jetës por nuk dëgjohej.

“Fatimja ishte aktore e heshtur, nuk ishte pjesë e asaj jete të zhurmshme. Ishte pjesë e jetës që nuk dëgjohej. Kam pasur nderin të punoj projektin e parë timin me Fatimen. Ajo vërtetë ishte ajo pjesa e shpirtit që ishte në skenë dhe nuk dëshironte të shihej. Dëshironte të ishte esenca e jo ambalazha. Si pjesë e një pozitivitet që në logjikën time është vetë arti”, u shpreh Sopi.

Te qetë dhe një grua me plotë pozitivistet a kanë përshkruar edhe koleget e saj aktore.

Aktorja Aurita Agushi e ngriti kujtimin e saj lartë duke e vlerësuar si person që i ka dhënë shumëçka në jetë.

“Sado që mundohesh asnjëra nuk duket që ka me përshkruar ashtu si ka qenë tezja Fatë. E butë e qetë plot ngrohtësi plot dashuri ka ditë me të majtë afër”, u shpreh Agushi, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe, Fatime Llugiqi kishte filluar punën si aktore në Teatrin Kombëtar që nga viti 1973.

Ajo mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë, si “Te ngujuarit”, “Hana prej letre”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ana Karenina” etj.

Varrimi i aktores u be në fshatin Lupç të Poshtëm.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here