I biri të Atit Anil Frashëri- Naim Frashërit: Mbreme u takuam ne enderr Baba!

1

 

Mbreme u takuam ne enderr Baba, ishte nje nga ndjesite me te bukura qe perjetova kete nate. Te ndjeva, te pashe, qeshem dhe qame gjithashtu te dy bashke, sa kur u zgjova renkoja nga dhimbja qe me shtrengonte gjoksin dhe lotet tashme te thara me kishin mbyllur syte sikur kerkonin mos i hapja kurre dhe te jetoja me ndjesite e nates kur ishim bashke, tere jetes time.

Po perpiqesha te rikujtonja ato caste por per nje moment bllokohem….Ndjej dicka…

Kthehem me plot bindje qe je ketu prane meje..por jo s’je ti por zhurma e ketij mengjesi te trishte dhe plot zhurme…

U futa ne kllapine time te te gjeja perseri dhe me dukej sikur po degjoja te qeshuren tende te embel… Duart e tua te medha mbi shpatullat e mija.. qe me ngushellonin gjithmone kur kisha nevoje…

Gjithcka ishte vetem iluzion…pas meje s’eshte askush vec zhurma e atyre qe te haruan, qe te lane aty jashte te mbuluar nga myshku i varrit tend, qe te krekoseshin pastaj se koha e Hamletit Shqiptar nuk egzistonte me por koha e tyre, koha e vrasjes se Teatrit dhe une mbi shpatulla ndjej vec dridhje te ftohta…. e keshtu perseri mbetem e zhytur ne zhgenjimin e iluzioneve….

TI sot baba ke pervjetori e ikjes lart ne qiell, por jo per ne femijet e tu, as per ata qe te deshin dhe te duan, se ti je artist i popullit dhe ata te kujtojne dhe te duan si birin i tyre.

Populli i thjeshte gjithmone i ka nderuar dhe respektuar artiste sic ishe ti ndaj te bene NDERI I KOMBIT.

Te ndrihte shpirti aty ku luan me engjejt e tu baba dhe sa te kem fryme do te kem ne kujtimet dhe endrrat e mia. Mireupafshim baba..

Anili yt.

SHARE

1 COMMENT

  1. Perulje para ketij gjigandi te artit tone kombetar. Mirnjohje e pamase per vepren qe na la nepermjet personazheve te lozura me mjeshteri te paperserishme. Nder dhe privilegj i madh per ju femijte e te madhit Naim Frasheri. Perulje me shum respket.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here