HUMOR ME KRIPE NGA VLORA – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

 

Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund me interpretimet e tyre. Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut shqiptarë. Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika.

Ata janë mjeshtra të humorit shqiptarë, që kanë ditur të gërshetojnë humorin me muzikën duke dhuruar parodi të pakrahasueshme. Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika janë Parodistët e Vlorës, të cilët përmes humorit i kanë dhuruar publikut emocione të papërsëritshme. Por, për shkak të problemeve shëndetësore, aktori Lumani është tërhequr nga grupi, ndërkohë që tre të tjerët vijojnë të jenë aktivë me shfaqjet e tyre.

Afrim Agalliu, krahas pasionit për humorin, ka edhe një pasion për kopshtin, kryesisht për pemët frutore. Agalliu është i martuar me Natashën dhe kanë bashkë dy vajza. Afrimi ka një kopësht privat në shtëpinë e tij dhe kur pemët çelin lulet, këtu është një mrekulli”, thote Agalliu.

Muhamet Lika po ashtu së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit i ka dhuruar publikut të qeshura pa fund. Por, përtej skenës ai është shumë serioz dhe i rezervuar në familje. Ai është i martuar me Zhanetën, ka një vajzë dhe një djalë, si dhe 3 nipër e një mbesë. “Meti është njeri serioz dhe shumë i mirë, për fëmijët dhe për mua. Ai ia ka dalë mbanë gjithmonë”, pohon bashkëshortja e Likës.

Anëtari tjetër i grupit, Agron Hamo, i cili është edhe një nga themeluesit, është i martuar me Ilirjanën dhe ka dy vajza. Të dy vajzat e tij jetojnë jashtë dhe kjo e ka bërë aktorin të udhëtojë shpesh për të qenë pranë tyre.

Parodistët vijojnë të vazhdojnë punën dhe së fundmi kanë vënë në skenë shfaqjen “Ka një masazh për ty”, përmes së cilës sjellin me parodi problemet më aktuale të shoqërisë, por edhe të politikës.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here