Humbje të mëdha për artin shqiptar, figurat e njohura që ndërruan jetë në 2018-tën

0

 

 

Figura të nderuara që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin shqiptar ndër breza, fatkeqësisht u ndanë nga jeta. Megjithatë veprat e artistëve gjithmonë mbesin, kështu që një artist është e vështirë ta harrosh.

 

Mjeshtri i valleve shqiptare, Rexhep Çeliku në 12 janar të 2018-tës u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Pak ditë përpara vdekjes presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit” për të gjithë kontributin e tij. Më parë Çeliku mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

 

Tenori i mirënjohur, Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në gusht të 2018-tës. Ai ishte një nga emrat më të mëdhenj në Panteonin e muzikës shqiptare. I nderuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Artist i Popullit”, Gaqo ka qenë tenori kryesor për tre dekada me radhë në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

 

Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi u shua në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij është një humbje e madhe për letërsinë shqipe, sepse Arapi është shquar gjithmonë për poezitë. 10 vite më parë ai fitoi “Kurorën e artë” në një manifestim poetik.

 

Legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa, në 16 korrik 2018 ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri, megjithatë la pas veprat e tij. Hasa ka qenë ndër aktorët e preferuar të publikut dhe figura e tij është e pangatërrueshme për shkak të roleve shumë të njohura në filmat shqiptarë. Më i paharruari dhe sigurisht i preferuari i publikut shqiptarë do të mbetet roli i Hekuranit në filmin “Mao Ce Dun”. Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”.

 

Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografinë shqiptare, Luan Qerimi, u nda nga jeta në dhjetor të 2018-tës. Artisti i shquar u shua në moshën 89-vjeçare. Ai mbante titullin “Artist i Merituar” dhe ka luajtur në disa role si për shembull tek: “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlint:”, “Vdekja e kalit” etj.

 

Arti shqiptar ka humbur një artist shumë të mirënjohur me disa çmime të fituara. Bëhet fjalë për aktorin dhe regjisorin e njohur Qirjako Sava. Ai ishte pjesë e krijimit të kësaj trupe profesioniste, me vlera të veçanta dhe është vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës.

Aftësitë e tij artistike u dalluan që në vitin 1946, kur ishte në shkollën Tregtare, ku aktivizohej në “Ora gazmore”, e cila organizohej mbi bankën kombëtare në qendër të qytetit. Qirjako Sava fitoi diplomën e parë të nderit në vitin 1951, në një shfaqje me regji të Kadri Roshit, por edhe një çmim të dytë në Durrës, në vitin 1953. Pas kësaj, ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës, me një krijimtari të pasur artistike.

 

Milto Profi ishte një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960-1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai është pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.75 vjeç, me një jetë që i ngjan skenarit ende të paxhiruar të një filmi.

 

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë.  Në moshën 75-vjeçare, aktori i njohur i qindra roleve ndërroi jetë nga një atak kardiak.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here