Hatiqet Bendo (1948-2003)

0

 

 

Hatiqet Bendo (1948-2003). Aktore e teatrit. Lindi ne Kurjan, Fier, ne 13 mars. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, me 1970 dhe filloi pune ne teatrin dhe Estraden e Fierit, ku luajti dhe rolet e saj te para. Me rolin e sherbyeses ne dramen Hijet e nates te V. Kokonos ajo dha nje karakter te qendisur, me ojna e shenjime plastike, me imitimin e te folmes se rende tiranase, me pershtatjen psiko-fizike ndaj tipit te krijuar.

Ky lloj “karakteri” prej grash e plakash nga shtresat e uleta e te perbuzura, por qe kryejne nje shfaqe rolin e kritikes dhe te qendrimit ironik (ndaj antagonisteve me mbartje negative), do te behej pjese e natyrshme e krijimeve te aktores ne role te ketille te ngjashem, cila do te dukej si ne komedi, ashtu edhe ne zhanret e larme te estrades, nga monologu e deri te skeci.

 

Me 1973, shkoi ne Teatrin e Vlores duke u bere nje nga aktoret me ne ze te tij perreth 30 vjet. H. Bendo ishte aktore shumeplaneshe: luante figura tragjike, dramatike e heroike, sikunder dhe figurat lirike e poetike, posacerisht ato komike e grotesket. Ajo ka frymuar nje galeri te gjere personazhezh tipit qe misherohet permjet figures se Zyrakes me ankesat, perkedhelite dhe shpotite e saj, ne dramen satire Fytyra e dyte e D. Agollit do te pasohej e pasurohej me simotra te tjera ne disa drama e komedi te mevonshme shqiptare, nder to komedia Na u rrit cupa.

 

Nga rolet me te mira te saj renditen: nena te drama Midis dy dashurive e M.Qillerit, Limaidha te dramatizimi i noveles se I. Kadarese Sezoni i kafe Rivieres, populli te Tri mendje ne ankand, gruaja te Aziloidi dhe Para semaforit te Ferdinand Hysit etj. Me rolin e Xhiljes te premiere Morsa e L.Pirandelos, qe mundi ta shfaq ne premiere, mbylli dhe karieren e saj te suksesshme ne Teatrin e Vlores, duke u ndare nga jeta pas nje semundjeje te rende. H. Bendo ishte nje nga recitueset e pasionuara te poezise shqipe.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here