Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën” – 24 shkurt në Shkodër

0

 

Teatri “Migjeni” në Shkodër, këtë vit celebron 70 vjetorin e krijimit të tij. Siparin e aktiviteteve, teatri e çel me një grand gala, “Të gjithë e duan Krajkën”.

I madhi Agim Krajka ka vetëm mirënjohje për çdo nderim që po i bëhet atij. Shkodrën, Krajka e personifikon si histori në vete.

Mbrëmjen e së dielës, pritet që në skenën e teatrit “Migjeni” të ngjiten emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, për të risjellë perlat që Agim Krajka ka krijuar ndër vite. Po ashtu, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, nën dirigjimin e Edmond Doko. Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij folklorit, duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta pasur si muzën më të shtrenjtë.

Mjeshtri Agim Krajka ka shkruar shumë këngë të muzikës së lehtë të cilat i kanë mbijetuar viteve dhe vazhdojnë të këndohen nga të gjitha grupmoshat e ndryshme edhe sot. Mjafton nje lemzë për të kujtuar një ndër krijimet më të bukura të Mjeshtrit Krajka, këngën “Lemza” të interpretuar nga e madhja Vaçe Zela në festivalin e parë RTSH në vitin 1961. Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse ai kompozoi për të gjithë. Agim Krajka është kompozitori i rinisë dhe dashurisë.

 

Programi :

 

Valle “Ditë feste në Tiranë”

Trupa e Valleve

Orkestroi: Agim Krajka

Orkestra e AP

 

“Lemza”

Soliste: Kamela Islamaj

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

“Djaloshi dhe shiu”

Solist: Eneda Tarifa

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

“Kënga e Gjyshes”

Soliste: Venera Lumani

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Endri Sina

Formacioni orkestral: Orkestra simfonike dhe Jazz Band

 

Valle “Diell në fushë te Devollit”

Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Panajot Kanaçi

Orkestra e AP

 

“Kur këndoje ti ”

Solist: Irma Libohova

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestra Simfonike.

 

“Kafe flora burra plot”

Solist: Kamela Islamaj

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

Valle “Dardhare”

Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Agron Aliaj

Formacioni orkestral: Orkestra e AP

 

“Sonet për vete”

Soliste: Eneda Tarifa

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

“ Çifti i lumtur ”, “ Zëvendësi i grave ”, “ Zonja nga qyteti ”

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestra Simfonike dhe rock band.

 

“Vallja e Rexhës”

Soliste: Brikena Jaupaj

Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Besim Zekthi

Formacioni orkestral i AP

 

Kaba për Klarinetë dhe orkestër popullore

Solist: Artan Shabani

Orkestrimi: Agim Krajka

Formacioni orkestral: Orkestra e AP

 

“Thuaja rini”

Soliste: Venera Lumani

Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

“Të kërkoj”

Soliste: Irma Libohova

Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka/Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestër Simfonike dhe Rock Band

 

Valle “Te burimi”

Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Besim Zekthi

Formacioni orkestral: Orkestra e AP

 

“Këngët e rinisë”

Soliste: Xhieldo Hyseni bashkë me solistët e tjerë dhe korin e TKOB

Muzika: Agim Krajka

Orkestroi: Agim Krajka/Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestra dhe Kori TKOB

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here