“Gjurma”, permbajtja e filmit dhe rolet

0

 

 

P: Kinostudioja “Shqiperia e Re” , Tirane 1970.

S: Peci Dado, Kristaq Dhamo; R: Kristaq Dhamo; O: Petraq Lubonja; Pi: Azis Karalliu; M: Kozma Lara; Z: Koco Tollko; ARM: Marika Vila; AR: Fehmi Hoshafi; Ismail Zhabjaku; G: Lucie Gjonacaj; Pk; Astrit Tota; Mo: Emine Kasapi; AO: Mihal Carka; Nd: Bashkim Asllani; N: Fehmi Cuka; AO: Mihal Carka, Astrit Sinani; D: Haxhi Dersha; K: Simon Capeli; Di: Ferdinand Deda.

A: Naim Frasheri (doktor Artani); Margarita Xhepa (gruaja e Artanit); Demir Hyskja (dr. Agimi); Pjeter Gjoka (prof. Tahsimi);  Zejnulla Hatibi (hetuesi); Ndrek Luca (xha  Kasemi); Sander Prosi (prof. Besimi); Violeta Manushi (vjehrra e Artanit); Shkelqim Basha (Petriti); Reshat Arbana (Tofik Goreni): Bujar Kapexhiu, Kristaq Antoniu, Ymer Bala, Kadri Piro, Krisanthi Kotmilo, Andon Qesari, Fehmi Oshafi, Antoneta Kristo, Avni Resuli.

Nate. Diku ne mes te maleve te ngarkuara me debore fle qyteza e vogel e sharrexhinjeve. Vetem xha Nasi roja e nates, thith qete llullen . Atij i terheq vemendjen nje drite tek ambulanca-barake. Do te gedhije edhe per ty , doktor, – i thote dhe i troket tek xhami. Meqe askush s’pergjigjet, mendon se mjekun e ka zene gjumi ne tryezen e punes. Ai ngahere punon naten deri vone. Roja futet Brenda. Nje krisme pushke zgjon qytezen. Ej. Kane vrare doktorin . Helikopteri sjell nga Tirana hetuesin, nje mjek dhe ndimesin e tyre. Doktor Artani i plagosur rende vdes.

Prane tij eshte nje revolver.Po ate dite dy veta paten tentuar te kalonin kufirin. Njeri syresh, sharretar, u gjet i vrare, i dyti u xhduk pa lene gjurme, Mos ka lidhje vete doktori Artan . Keshtu mendon ndihmeshetuesi. Pa e hedhur poshte kete version, Doktor Artani eshte biri i nje komunisti dhe partizani te vjeter. Punetoret flasin mire per te. Te gjitha keto vijne  ne kundeshtim me te dhenat e ekspertizes. Problemi nderlikohet. Eshte vetvrasje apo vrasje. Hetuesi i vihet punes per te njohur me  hollesi jeten e mjekut. Takohet me shoket, te afermit, bashkepuntoret .

Doktor Artani mjek i talentuar, i vetekenaqur nga suksesi, pak nga pak shkeputet nga jeta e popullit, molepset nga konceptet e huaja mikroborgjeze. Kete nuk e duron dot i ati komunist dhe shoket e afert, te cilet ngrihen me ashpersi kunder koncepteve te tij. Tani pas vdekjes se Artanit, ata e kuptojne dhe me mire pergjegjesine. Artani ka ardhur vullnetarisht ne kantierin e larget malor te sharrave.  Ne cfare rrethanash tragjike u ndodh dhe vrau veten? Megjithate, hetuesi Besnik Shahini  nuk bindet se eshte vetevrasje……

 

Ne xhirimin e filmit bashkepunuan punonjesit e pyjeve dhe te sharrave te Pukes, te Fabrikes se Qelqit  ne Kavaje dhe te Spitalit nr. 2  Tirane.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here