Gjon Karma (1915-1994)

0

Gjon Karma. Aktor. Lindi ne Shkoder, me 16 mars 1915. Qysh nga viti 1932 u aktivizua si aktor amator ne shoqerine artistike “Bogdani”* te qytetit si dhe ne shoqeri te tjera, si “Rozafat”* “Vllaznia”* etj. U ngjit ne skene per here te pare ne vitin 1934, duke luajtur rolin e Nush Lezetit, qe la gjurme te publiku shkodran, duke afirmuar daljen e nje aktori te ri te talentuar te humorit. Ne vitin 1945 filloi pune si aktor profesionist prane Teatrit te Shtetit*, duke qene nder aktoret themelues te ketij teatri.

Ka luajtur mbi 100 role, te shumtit nga ata quhen “role te vogla” dhe episodike, ku pati sukses posacerisht ne vizatimin e figurave te planit komik e sarkastik, sikurse edhe ne krijimin e karaktereve origjinale. Ne interpretimin e tij. Gj. Karma gershetoi me nur e sens mase ironine dhe satiren me gazmendin,elementin e lehte te humorit dhe groteskun, duke anuar ne menyre te vetvetishme drejt portretizimeve realiste e me vertet3esi jetesore. Kjo veti u vu re qysh me rolin e tij te pare, Pjerushin ne komedine Gjido, me 1945, dhe u be zoteruese e fitoi permase me rolin e Monos ne koemdine Prefekti te Besim Levonjes*, 1948, ku ai njemendesoi figuren e zyrtarit te korruptuar, hileqar e servile.

Perpos si aktor, ne vitet e para te jetes ne Teatrin Popullor ai shkroi edhe disa komedi e pjese skenike, ku vecohet komedia Qypi me flori. Nje nga rolet me te zeshme ka qene ajo e prefektit Vehip ne komedine Karnavalet e Korces e Spiro Comores*, 1964, me te cilin u konsolidua me tej talenti i vecante e tij si aktor i prerjeve sarkastike, per te vizatuar me elegance e vertetesi tiparet e mevetesishme te personazheve, por gjithherit duke i ironizuar e tallur ata. Luajti me humor rolin e Zeqos ne dramen Fytyra e dyte e Dritero Agollit*, 1968; tregtarin ne dramen Arturo Ui te Bertold Brehtit, 1971 etj.

Krahas teatrit, ku interpretoi mbi 100 role te planeve te ndryshem, Gj. Karma ka misheruar edhe 15 role ne kinematografi, duke filluar me ate te spiunit ne filmin Debatik, 1961 e duke vijuar me: kryetarin e Bashkise te Koncert ne vitin ’36, Seit Beci te Fundi i nje gjakmarrjeje, Mico Falli te Vendimi etj. Gj. Karma u be i njohur dhe i dashur per publikun edhe me interpretimet e shumta ne emisionin humoristik Ora gazmore te “Radio Tiranes”, sikurse edhe ne radiodramatizimet e shumta per femije e te rritur.

Perpos aktrimit, nje nga meritat e punes se tij ka qene edhe hulumtimi, sistemimi, publikimi i te dhenave per historine e levizjes teatrore ne Shqiperi, sidomos ne qytetin e Shkodres, gjithashtu edhe ato per Teatrin Kombetar, duke u bere nje nga mbartesit, themeluesit dhe pasuruesit e Arkivit te Teatrit Kombetar. Mban titullin “Artist i merituar”. Ndahet nga jeta ne moshen 79 vjecare ne Tirane me 13 janar te vitit 1994.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here