Gjirokastër/Këshilli i qarkut vlerëson me titull ” Nderi i Qarkut” kineastin Kujtim Gjonaj

0

 

 

Kineasti Kujtim Gjonaj është vlerësuar me titull nderi nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër.

Miq, kolegë dhe të afërm të kineastit janë mbledhur mesditën e sotme në auditorin e universitetit “Eqrem Çabej” në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Nderi i Qarkut” mjeshtrit Kujtim Gjonaj, një vlerësim për veprimtarinë e pasur kinematografike, si një nga personalitetet e filmit dokumentar shqiptar .

 

Gjonaj i ka dedikuar jetën filmit shqiptar ku në krijimtarinë e tij përfshihen mbi 150 filma dokumentarë , artistikë por edhe vizatimorë. Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit .

 

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.

 

Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006. Krahas shumë vlerësimeve kineastit iu shtua së fundmi edhe titulli “Nderi i Qarkut” Gjirokastër.

 

 

 

 

 

Fotot ekskluzive per Aktoret Shqiptare nga Kristaq Janushi

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here