Aktori i mirënjohur shqiptar, Gjergji Trola ka ndërruar jetë në vitin2017 në moshën 45-vjeçare. Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme për shkak të një infarkti në zemër, teksa ishte duke konsumuar kafe në zonë Shallvareve në Tiranë. Ai kishte lënë takim me miqtë e tij, por për fat të keq nuk i ka pritur dot, duke ndërruar jetë në tavolinë. Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë.
Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo, një prodhim i RTSH, ku i nderi ishte në rolin e babait, taksist në ministri, shkruan “Dritare”. Një kontribut shumë të madh, Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore. Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës.
Trola me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore, ku ishte pjesë e organizatës Ecovolis. Ndarja e tij nga jeta, në mënyrë të parakohshme dhe në moshë kaq të re, ka qenë dhimbje e madhe për miqtë dhe familjarët e tij. Trola nuk ka qenë aktiv vetëm si aktor.
Ai ishte pjesëmarrës në shuma kauza qytetare, të cilat zhvilloheshin në qytetin e Tiranës. Gjergji mbështeste veçanërisht kauzat civile, duke qenë çdo herë mbështetës i qytetarëve të thjeshtë. Kështu, emri i tij nuk lidhet vetëm me aktrimin, por edhe me shpirtin solidar të një njeriu, të përkushtuar ndaj jetës sociale të qytetit, që ajo të ishte sa më e drejtë.