Gjergji Lala ka lindur në 6 dhjetor 1947 është një aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi. Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”. Ka vite që jeton në Itali ku është aktivizuar në filma e telefilma të ndryshëm.
Filmografia: Tokë e përgjakur (1976) Gjergji; Nusja dhe shtetërrethimi (1978); Liri a Vdekje (1979) Mihal Grameno; Gjurmë në kaltërsi(1981) Musai; Në prag të lirisë, (1981)
Shtëpia jonë e përbashkët (1982) Xhoxhi; Një emër midis njerëzve (1983); Lumi që nuk shteron (1989), etj.