Gjeorgjiani legjendar që e luajti rolin e Skënderbeut

0

 

 

Aktori gjeorgjian është ndoshta ndër fytyrat më të njohura në kinematografinë e këtij shteti.

Një shtet jo fort i njohur në Evropë, Gjeorgjia është vendlindja e Akaki Khorava, aktorit i cili ka portretizuar Skënderbeun në filmin e famshëm të vitit 1954 – “The Great Warrior Skanderbeg”.

 

 

Khorava ka lindur më 1895 ndërsa ndërroi jetë në qershor të vitit 1972. Ai ka luajtur në rreth 15-të filma.
Gjeorgjiani ka luajtur edhe në teatër dhe është konsideruar e konsiderohet si mjeshtri më i madh i Gjeorgjisë në artin dramatik. Ai ishte themelues i Teatrit Shota Rustaveli dhe ishte njëri ndër themeluesit e Shoqërisë Teatrore Gjeorgjiane, në vitin 1945, shkruan KultPlus.

 

 

Para se ti ofrohej roli i Skënderbeut, ai studioi në Kiev të Ukrainës, ka luajtur edhe Othellon dhe Laertin e Shekspirit.

Khorava është fitues i pesëfishtë i cmimit shtetëror të USSR – në vitin 1943, 1946 (dy herë) 1943 dhe në vitin 1951.

Në filmin ku ai luajti Skënderbeun, pati për krah Besa Imamin në rolin e Donikës dhe Adivie Alibalin në rolin e Mamicës.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here