Durrësi dhe Thumana ishin dhe dy vendet që veç dëmeve të shumta, patën edhe jetë të humbura nga tërmeti. Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore e familjes Cara, e cila u gjet nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë.
Lajmërimi i gjashtë pjestarëve të familjes është një nga fotot më të dhimbshme që qarkullojnë online. Familjarët u gjetën pas tërmetit në rrënojat e pallatit të tyre. Familja Cara ishte një ndër më të prekurat nga tërmetet e 26 nëntorit, pasi humbi 6 anëtar.
“Zoti kshu e mendoj 2 me na i lënë dhe 7 me na i marrë. Ne vetëm me qëndru se s’kemi rrugë tjetër. E kemi menaxhuar mirë. besoj se do ta kalojmë, stafi mjekësor janë aty, e kam mendu se do të jemi në një situatë shumë më të vështirë.