Gezim Rudi (1961)

0

 

 

Gezim Rudi (1961). Aktor. Lindi ne Tirane, me 28 mars. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, dega e drames, filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor*, me 1985. Ne shfaqjet: Prometeu, Monserati, Mesuesi i letersise, Furrnalta, Romeo dhe Zhuljeta, Dasme gjaku, Valle vdekjeje Pallati 176 etj.

 

Ka luajtur role protagonistesh dhe kryesore. Ne dramen Quo Vadis te Serafin Fankos* luajti me ndjenje dhe tension te brendshem psikologjik rolin e dhendrit, duke krijuar nje baraspeshim midis kaheve kundervenese, dyzimeve dhe brerjeve shpirterore: tundimi ndaj krimit te paragjykuar si vetedije destruktive e nxitur nga kanuni dhe pendesa me kthjellesine e fituar ndaj absurdit te vrasjes se kryer si gjakmarrje.

 

Shume here ai ka misheruar figura djelmoshash te dashuruar, gazmore e shpotites, te rinj militante qe vetemohohen per ideale sublime apo norma morale te ngulura, njerez me cilesi te rralla e virtyte, ose edhe tipa te ndrojtur qe fshehin pas qetesise dhe mefshtesise se tyre brenga te pashprehura, te cilat i kane munduar per nje kohe te gjate.

 

Ka luajtur edhe ne disa filma (nder to: Hetimi vazhdon, Bardhe e zi, Te mos heshtesh, Te shoh ne sy, Nje dite nga nje jete etj.). U dallua me rolin e Fredit te Hije qe mbeten pas, 1985; Kledi te Muri i gjalle, 1989. Aktrimi i tij bie ne sy per paraqitjen e hirshme skenike, vetepermbajtjen, vrullimin psikologjik ne caste kulmore te foluren e qarte.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here