Gezim Kame. Regjisor i teatrit, pedagog. Lindi ne Tirane, me 7 nentor. Ka mbaruar studimet universitare per aktor ne Institutin e Larte te Arteve *, ne vitin 1969. Nga viti 1981 – 1993 ka punuar si pedagog i mjeshterise se aktorit ne Akademine e Arteve*, me pas si regjisor, udheheqes artistik dhe drejtor i Teatrit Kombetar*, drejtor artistik i kompanise Publimedia ( 1998- 2000), regjisor i lire nga viti 2001 e ne vijim etj. Ka vene ne skene mbi 60 pjese me trupa te ndryshem teatrore ne Shqiperi , Kosove, Maqedoni etj. Eshte vleresuar me cmimin “Regjisori me i mire”dhe “Shfaqja me e mire” ne Festivalet Kombetare te Teatrit me pjeset Shi ne plazh (1982), Toke e ndezur (1984), Magjia e madhe (1994).
Eshte prodhimtar , energjik, i vertete dhe shprehes . Shfaqjet e tij dallojne per nga temporitmi i gjalle Zakonisht ato jane te vrullshme. Paraqitet lakonik dhe i kursyer ne detaje , duke e cuar random aksjonin drejt nje zgjedhjeje te befasishme (shfaqja ; Maria Oktober , 1978, ne teatrin “Bylis”*te Fierit); aplikon me mprehtesi format groteske dhe parabolat e tipit mitologjizues ( Tiranazauri, 1995, e Kasem Trebeshines*, Vizat e dames plake, 1991, e Durrenmat , Feste e merzitshme ne Olimp,2002, e Ismail Kadarese*); pelqen format e nje humori spontan , i cili shperthen nga shperfaqja e drejte dhe me sens e situates komike nepermjet zberthimit te “hallit’’ qe ka personazhimbares i dukurise komike (Shi ne plazh, 1983, e Teodor Lacos), ose nepermjet pershpejtimit, antinomive temporitmike dhe keqkuptimeve te njepasnjeshme (shfaqja Stjuardesat, 2000).
Rreket qe ta ngacmoje vemendjen e publikut, duke e provokuar here pas here me nderjen dramatike te situates, qe bashkeshoqerohen zakonisht nga tonet epike dhe fitojne patos romantik (shfaqja Toke e ndezur e Fahri Balliut, sipas romanit te Siri Sulejmanit Rruga e shtepise sime, 1984). Shfrytezon shume dhe me fryt nen tekstet, planin e dyte aktorjal, thekson kontrastin nepermjet veprimit dhe fjales , kerkon natyrshmeri e vertetesi prej aktorit dhe , vecanerisht ,realizimit e nje karakteri sa me original prej tij.
Kjo prirje u pa qarte ne trajtimin qe i beri drames Fernando Krafti me ka shkruar kete leter, 1996 e Tanker Dorstit, shfaqje e cila shenoi edhe nje nga pikat me te larta te karieres se tij artistike. Ketu lakonizmi, loja e kontrapunkteve , ironia, fuqia sintetizuese e detajeve shnderohen ne shprehimesi regjisoriale dhe kod artistik. Po ashtu e njejta metode, por ne rrafshe te tjera , u vu re edhe ne trajtimin e lojes se aktoreve ne komedine Darka e te marreve e Camelot, ku kontrapunktet e shprehura te mardheniet e personazheve, kryesor, cliruan shume humor e hare.
G. Kame ka eksperimentuar here pas here ne menyren e vendosjes se levizjes dhe te tablove , ne konceptimin e hapesires etj, cka u vu re ne inskenimin e drames Shkallet, 1990 e Ruzhdi Pulahes , ku ai e zhvendosi veprimin nga skena ne qender te salles, jo vetem nga pikepamja e vendodhjes dhe mjedisit skenografik, por edhe si menyre konceptimi , duke aplikuar pjeserisht elementet e happeningu-t.
Ne venien ne skene te komedise Magjia e madhe, 1994 e Eduardo De Filipos , ai synoi krijimin e sugjestionit kolektiv nepermjet perbashkimit te dy hapesirave skene – salle, sikurse edhe rindertimit te skruktures filologjike te vepres perputhur parimit pirandelojan te ‘’lojes ne loje” apo “teatrit ne teater”.
Ndonese mizaneskena e tij shpesh nuk deshmohet si enkas e figurshme , ajo eshte e vrullshme, ndonjehere si e rrembyer, por gjithmone ne funksion te veprimit fizik te aktoreve, duke u bere shprehese e gjendjeve te tyre plastiko- rritmike, cilesi qe u shprehen edhe ne dramen Mesuesi i letersise , e Ruzhdi Pulahes , versioni skenik i 1977 dhe i 1982.
Kjo cilesi e puqur me sensibilitetin ndaj problemeve te mprehta te kohes u vu re posacerisht te Vizita e dames plak, 1990, e F. Dyrrenmat me guximin per te artikuluar te verteta politike e sociale deri atehere te pa prekshme e ne trajte “ tabuje “ mbi gjoja normalitetin dhe puritanizmin e “ njeriut te ri”. Kolapsi ekonomik dhe shoqeror i Shqiperise se fillimviteve ’90 e bente kontekstin regjisorial tejet te dukshem dhe provokues ndaj varferise , tjetersimit kolektiv, bjerrjes se personalitetit.
Me regjine e shfaqes Apologjia e vertete e Sokratit ai u paraqit me sukses ne Festivalin Nderkombetar te Teatrit Eksperimental ne Kajro te Egjiptit, me 1997 , ku aktori Mitrush Kabashi fitoi edhe Cmimin e Pare “ Sfinksi i Arte”. Mban titullin “Artist i Merituar”. Shfaqje te tjera : Toke e zjarte , Gomone, Muzeu, Kali i karroces, Stjuardesat, Te gjithe me huqe etj.