Gezim Erebara (1928-2007). Regjisor filmi, pedagog. Lindi ne Diber, me 19 maj. Kreu studimet e larta kinematografike ne Akademine e Arteve, fakulteti kinematografik “FAMU”, Prage, Ceki, 1949. Ne kinema hyri me vone, si asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e Re” (1957), pasi punoi me pare si regjisor ne Teatrin e Ushtrise Popullore dhe me grupet amatore ne Pallatin e Kultures “Ali Kelmendi” ne Tirane.
Pas pervojes se grumbulluar si asistent ne filmat: Tana, Furtuna dhe Debatik, ishin filmat dokumentare. Ne u dashuruam me Shqiperine (1958) dhe Ansambli i Kengeve dhe Valleve (1960) ata qe shenuan edhe nisjen e karrieres se tij si regjisor i pavarur. Filmat me te frymezuar te G. Erebaes vijne nga ngjarjet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare, pjesemarres te ciles ishte.
Qysh me filmin Debatik (1961) si bashkeskenar me Hysen Hakanin* merr udhe prirja dhe tendenca e tij ideofilozofike, per t’u konkretizuar ne menyre te plote e te fuqishme me filmin e ndjere Ngadhnjim mbi vdekjen (1967), lauruar me Cmimin e Republikes, bashkeregjisor me Piro Milkanin*.
I ngritur mbi ngjarje e personazhe reale-ekzekutimi ne litar id y heroinave te Popullit, Bule Naipi dhe Persefoni Kokedhima – filmi sjell emocione dhe perjetime te kahut dramatik, ku akti veteflijues nuk vjen ne menyre skematike sin je heroizem butaforik, por behet kujdes qe te filtrohet permes nevojes per perballimin dhe qendrese. E vecanta e konfliktit te filmit eshte fallafaqimi ne rrafshin psikologjik i heroines me majorin nazist dhe jo aq perplasja fizike, cka metonte te anashkalonte trajtimet shabllone te kohes.
Filmi me i vleresiuar i G. Erebares eshte Ne fillim te veres (1975), fitues i Cmimit te Pare ne Festivalin I te filmit Shqiptar. Ai shquhet per gjeresine dhe epicitetin e temes, galerine e pasur te figurave artistike aktoriale, ndjeshmerine dhe dramacitetin, aksionin e pasur me ngjarje e peripeci, gershetimin e tri rrafsheve: organizimit te rezistences antifashiste, aksionin e hedhjes ne ere ted epos se te kuqe (1978, bashkeskenarist me Luan Ramen*) eshte nje film-tablo, me skena massive dhe hero kolektiv, mbi sjelljen antifashiste ten je grupi vajzash, nxenese te shkolles se mesme, qe nuk i nenshtrohen me dhunes ideologjike dhe demagogjise.
Flukset e romantizante te ketij filmi dhe prirja per mbivendosje politike, kthehet thuajse ne dobesine kryesore te filmit tjeter Fushe e blerte, fushe e kuqe (1984, bashkeskenarist Skifter Kellifi). Po temen e luftes prek edhe filmi Pertej mureve te gurta, pa arritur, megjithate, te krijoje sfondin e njemendte dramatik te ngjarjes, sidomos transformimin shpirteror qe ngjet me heroine dhe te tjeret rreth saj.
Ndryshe operon regjisori ne realizimin e filmit Pylli i lirise (1979), sipas tregimit te Naum Priftit* Njeriu qe ndiqte kuajt. Tashme levizjet ne shtratin e mendimit poetic, duke mberritur ne metaforen e kapshme filmike te lirise, fale bashkeshoqerimeve figurative te kalit te lire ne pyllin e lire. Imazhi filmic, i natyres poetike, eshte grishes dhe i ngopur me asociacione figurative, mirefilli te natyres kinematografike.
Vecori e regjisures se G. Erebares eshte harmonia e veprimit te heroit pergjithesisht ne moshe te re me mjedisin, historikisht etnografike. Nje nate pa drite (1981) i kushtohet figures se poetit te shquar shqiptar, Migjenit, duke marre shkas nga vargjet e tij e duke krijuar realitetin e rende ku ai jetonte, ne trajten e nje alternimi kahesh nga vetvetja perpos rrafshit poetic e narrative, filmit i mungon dramaciteti i forte dhe ritmi i brendshem.
E njejta baladesk nuk harmonizohet si duhet me “zbritjen” e saj ne nje realitet social te vrazhde e tragjik. Guximtaret (1970) trajton tematiken e dites, me qender nje grup femijesh. Vec filmave artistike G. Erebara ka xhiruar edhe dhjete filma dokumentare te temave e llojeve te ndryshme, shkencore, politike, mjedisore, panoramike, kronikale, filma portrete: Kujdes nga bimet demtuese, Me emrin tend, Parti, Gjirokastra, Ndre Mjeda, Vangjush Mio, Migjeni etj. Guret decorative (1964) eshte film ii pare dokumentar shqiptar me ngjyra.
G. Erebara shquhej per kulturen e gjere, cka u shpreh ne artikujt dhe referimet e tij te shumta mbi problemet estetike te kinematografise si art dhe histories se saj; gjithashtu ai ishte perkthyes i disa librave nga autoret ceke, nder tad he kryevepra e romancierit te famshem Hashek, Ushtari i mire Shvejk. Dha nje ndihmese te cmuar ne pergatitjen teorike estetike te artisteve te rinj te filmit si pedagogu i pare i histories se kinemase boterore dhe asaj shqiptare me leksione ne Akademine e Arteve dhe ne kurset pasuniversitare per kineaste. G. Erebara mban titullin “Artist i merituar”