Fuat Boci (1931). Aktor. Lindi ne Voshtine (Pogoniani) te Greqise. Me 1938, familja e tij u shperngul ne Fier, Shqiperi. Mbeti jetim qysh 15 vjec, punoi fillimisht si portier dhe me pas kinomekanik ne kinemane e qytetit. Spikati per talentin e tij si aktor komik dhe si kengetar ne vitet e ushtrise (1951-1953).
Pasi kreu sherbimin ushtarak punoi si drejtues i qendrese se zerit ( e quajtur ndryshe Radio-Lokale), ku iu dhane edhe shanset per t’u aktivuar ne shfaqje te ndryshme teatrore. Eshte aktor themelues i Estrades se Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.
F.Boci ka marre pjese ne rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Aktrimi i tij shquhet per lirshmerine , karakterizimet, e holla te personazheve , hijeshi , sjelljet plot nur, mimiken komike , gjestet shprehese, ai ka perdorur me mjeshteri nuancimet gjuhesore krahinore duke sjelle ne skene tipa fshataresh te zgjuar, njerez ileqar apo dembel, zyrtare te korruptuar, pseudointelektuale etj.
Bie ne sy per aftesi imituese si dhe vokali e pershtatshem per te interpretuar kuplete e parody. Krahas varietese, ka luajtur shume role edhe ne pjese per femije, sikurse ne teatrin e kukullave te qytetit. U be thuajse proverbial me Belulin te monologu A doni me per Belulin, ku aktrimi i tij gjeti nje vleresim e plot skenik, nivel te cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut te skeci, Lipja prapa liste e Pellumb Kulles.
Eshte bere i njohur me rolet: aviatori Vasja te drama ne jemi qytetare sovjetike, Zeneli te komedia Pas vdekjes e A.Z. Cajupi, dajua te shi ne plash e T. Lacos, Sotiri tek komedia Nje budalla e gjysem e Dh.. Psathait, Llazi tek skeci Llazi u be me tapi, Dalipi te skeci Endra e Dalipit, Jonuz beu te komedia e shkurter O burra se na zune, babai liberal tek Emisioni jashtezakonshem (variete), Ndoni te skeci Pergjegjesi i sektorit (variete), Pikaloshi te pjesa per femije Heroizmat e Fatbardh pikaloshit, Shvejku te komedia Shvejku ne Vietnam etj. Mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.