Pabesisht posht rodhi smeraldi lot, kur malli diktoi udhen per n’atdhe…
Fluturim mbi rè, imagjinoja takimin me miqt e mi, ku pedonaleve te qytetit a n’ kafe do ti takoja…do qanim e qeshnim, do shkriheshin kur do ti thumboja…mbylla syt qe sadopak, krypen ta largoja, me doli nje plak, i thinjur perjasht e permbrenda, “me ndiq” me tha, -“te çoj te miqt e tu”.
Filloi te me fliste per Gonin Jakinin e Lolin, Pjeter Gjini e Tonin Tershanen, Shyqi e Biku, per Kel, Kol, e Mark Kaftallin, Nazmi Lishin, Mergimin Muhja, Luanin Boroven, Riza Rusin, Ferdinand Lleshi, Bardh Smaja, Din Zhega, Kolec Ujken, Tano Banushin, Bep Shiroken, Zef Kurtin, Gjosho Vassia, Frederik Rreshpja, Xhemal e Gezim Uruçin, Hilmi Tukaj, per nana Zinen e per Bep Planin, per axhen Lazer, per Gentin e Angjelinin, per Dajat Martin e Fran, e per Dajen Lec, per Paulin Selimin, Bepin Marion Ninin, e per tan Lecat e Toninat, per Markat e Sandrat, Nardat Simonet, per Zefat Pierinet, per tan Gjergjat e Gjonet…
Per spiunet, viktimat, hajnat e lagjes, profesoret e artistat, komunista pisa, anetar partie fisi, legenat mashtrues, xhelat e hijet qe u zhduken errsinave… por plaku iku humbi. Iku pa pershnete, sapo stjuardesha tha, “pas pak ulemi ne Tirane”, trishtim e ngazllim, mbush valixhet kisha!
E ne shkoder arrita n’mesdite… ca pellumba u tremben. Sa e shkela trotuarin, dy gra te mbuluara me perçe te zezè, shpejtuan hapat per andej…Nje qe bertiste: “kush ka hekurishte e metale me shite “ mbi nje triciklete me kosh para”. Nje egjiptian qe shiste cd e fara. Nje çift te rinjsh ne kambe qe fjaloseshin n’trotuar. Me tej dy gra me biçikleta, qe garonin mes tyre admirimin tem kujtes, diçka vertet e bukur nga shkodra. Nje burr qe kish derdh e tregtonte ne trotuar peshk, dy vocrrake, t’pa lame u shtyne me vrull nga dora e nje arixhofke, dhe para meje arriten me duart e shtrime, “Zotni zoti ta bafte mbar, Na fal 100 lek”… Nuk di se si e kuptuen mohimin tim, trishtim a meshir perziem.
M’ndalen at
“ikni andej”n’fyt,
Befas altoparlanti stereo
Monotonin e prishi
E filloi kangen x nga minareja…
eca eca dhe po mundohesha,
dike te njihja,
dike ta salutoja,
me dike te ndalesha
me dike te qaja…
perball dikush thirri
“zotni peshou te peshorja ma e sakt e qytetit”
Heeem kjo fraze
paska mbet nga shkodra!!!?
I hutuem n’ball t’tij u ndala
e nisa me kujtu
Ramen gjeneral
Skenderi qe hinte pa rralle
Berberi valenca-daj
e Ded maturen
Bixhi e Nardi
tuj thirr-“turr a jaz “
mbas kishes te shenkollit prap gegnisht ndieva
“klluç ta vjell zarin, 6-en ta nxjerr mrene”
Tifozat gjerman
n’sarreq qe debatonin
Matish Prenushin e
Kin Ndoja
tifozat Brazilian..
Me vedi thash
“kjo peshore kurr nuk mundet,
qe t’m’Peshoje bashke,
me ket shpirt t’randuem.”
u ula ne nje stol
diku ne pedonale,
fryma e rrahjet e Zemres tashma krejt unison,
nji kamarjer me floket perpjet tan gjel
E pantallona boll t’nÿta
Kemish tan djers nder sjetulla..
Mu drejtue:-
“Ça po don” ??
me er qepe nga goja…
me andej
ai plaku qe mu zhduk
qysh kur mbi re
flutrim me aereoplan,
kishte rruar kryet
e mjekren e kish zgjat,
me rroba te reja karitasit
me ftonte prap me dor,
“me ndiq me ndiq”,
-“leni keta te mbaruem!?”
E si nje zagar zhegu,
Iu binda
e ndoqa plakun mister
diku u fut n’rrugic
tej e mat ane nga Badra
dhe hyni te nji der,
ish dera e Rrmajve,
U kthye e me tha,
-“ketu jan tan shkodra, shkodra qe per te ke mall, ka mbet edhe ndonji
pa ardh,
por ma keq
qe prap asht I gjall…”
Solli shpinen
e filloi me u largu
E I thash ku po shkon?
Me tha:-
“ po dal e pres ndoj qyqar
Qe prap si ti mendon!”
U solla deri ne muzg
me shok e miq u pash,
e thava 12 mij lot
Per femijerin ton “te lumtun”
Qe e quejta
“jete krejt kot”!
I çlodhun e I mpime
dola nga ajo der,
tuj mendu
Pse o Hyj kaq giate
Qe je tuj m’provu,
Asht e rande me thane,
kaq giat gjalle
m’paske harru!
Ps
Kur na u duk se erdh liria
Si zogj te truem,
ikem e u ndame
Kur nji dit u rregulluem,
Me trishtim tan, kthyem kryet
E menduem per çfar lame.
Por shum Zoti na paska dasht,
me na mbledh disi prap bashke.
Ne çdo skaj qe halli na derdhi
Na u duk vetja si Banuku
Por pleqni e mbar na erdhi,
Qysh se u shpik per ne facebook-u
Ne ket jet mbulu me halle
kush ma t’shkurt e kush ma t’giat..
Ska ma shkoder virtuale
Por thell n’shpirt imagjinat!
Rrik Ndoc i tretuni