FREDERIK NDOCI, “LULES” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

 

Frederik Ndoci (Frederik Doci lindi në Shkodër në 9 shkurt 1960), u diplomua në 1977, në shkollën e mesme artistike “Prekë Jakova”, për instrumentin Oboe. Gjithashtu zotëron edhe instrumenta të tjerë : fizarmonikën, pianon e kitarën.

Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për dramaturgji. Qysh në fëmijëri ka marrë pjesë në të gjithë festivalet lokale e kombëtare për fëmijë, si solist, në interpretime të vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale : 1967 – çmimi i tretë në interpretimin e këngës “Rrugëve të fshatit” (Hyjo kalë vrapo) të Zyhdi Barbullushit.

1966 – çmimi i tretë në interpretimin e këngës “Si gjeologët”; 1971 – çmimi i dytë në interpretimin e këngës “Vëllai aksionist” të Leonard Dedes; 1972 – çmimi i parë në interpretimin e këngës “Beni, Mira dhe receli” të Xh. Ujkanit e P. Selimit (duet me Myfarete Laze); 1973 – çmimi i dytë në interpretimin e këngës “Tornitorit” të Nexhmedin Dokos.

Gjatë periudhës së shkollës u aktivizua me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe më pas, të Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” duke marrë pjesë në shfaqjet artistike dhe kënduar me sukses në skenat e Shkodrës. Fiton kinoprovën në Tiranë, për filmin “Nga mesi i errësirës”, në kinostudion “Shqipëria e Re” por për shkak të biografisë politike nuk pranohet.

Gjatë viteve te shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova”, u aktivizua me orkestrën e Estradës së Shkodrës dhe në orkestrën Simfonike (Filarmonike) të Shkodrës, duke marrë pjesë në të gjithë koncertet e organizuara. Po ashtu u angazhua edhe nëpër grupe private (orkestrinat e vogla) në aktivitetet e shkollave të mesme të qytetit, të Institutit Pedagogjik si dhe nëpër festa familjare të qytetarëve të Shkodrës. Kjo e ndihmoi të thellojë njohjen me folklorin dhe pafundësinë e bukurisë së këngës popullore e qytetare shkodrane në veçanti, dhe të asaj shqiptare në përgjithësi

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here