(Fotografi) Zhaklina Dhimojani një nga të papriturat e bukura të Festivalit të 56-të në RTSH

0

 

Nata e dytë e Festivalit të 56-të në RTSH u hap nga Adi Krasta që shoqërohej nga Zhaklina Dhimojani, artistja që prej dekadash rri në kujtesën e shqiptarëve me një nga perlat e filmave shqiptarë për fëmijë “Mimoza Llastica”.

Zhaklina Dhimojani u kthye pas shumë vitesh në një skenë shqiptare. Aktorja e rolit ikonë të Mimoza Llasticës s’kishte humbur asnjë nga llastimet kur u ngjit në skenën e Festivalit të Këngës, për të prezantuar një prej këngëve të gjysmë-finales së dytë.

Drejtuesi i festivalit, Adi Krasta, e komplimentoi për pamjen e saj të mrekullueshme gjithë sharm e cila para kameras qendronte si të kish lindur për të qenë aty.

Zhaklina erdhi nga Zvicra për të qenë një prej të ftuarve specialë që prezantojnë këngët gjatë fazës gjysmë-finale të Festivalit të Këngës. Bëri një rrotullim dhe më pas, vuri syzet, që i shkonin shumë, siç duket i mban gjatë punës së saj të përditshme në Bern të Zvicrës, ku jeton me familjen.

Tani,  ajo mban mbiemrin e bashkëshortit, Stefan Blättler.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here