Flurans Ilia (1971)

0

 

 

Flurans Ilia ka lindur me 16 Maj 1971 në qytetin e Beratit. Rugën e artit e fillon si aktor që në moshë të vogël duke interpretuar në disa filma si psh: rolin e Gurit në filmin “Tomka dhe shokët e tij” në vitin 1977 apo në rolin e Gonit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981.

 

Në fillimet e viteve 1990, largohet nga Shqipëria, për në Amerikë ku ka kultivuar edhe pasionin e tij të hershëm të fëmijërisë atë të shkrimtarit. Ka shkruar disa libra dhe në vitin 2009 në bashkëpunim me shtëpia botuese “Ideart” do të botojë përmbledhjen me tregime “Thembra e kujtesës”.

 

Përveç poezisë dhe prozës së lirë, Flurans Ilia ka shkruar edhe artikuj në gazeta të ndryshme apo është marrë edhe me përkthimin, kritikën dhe analizën letrare.

 

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here