Fitim Makashi (1944)

0

 

 

Aktori nga Gjirokastra ka lindur me 10 prill 1944. Ka mbaruar studimet e larta ne vitin 1967 ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane. Per nje kohe te gjate punon si pedagog ne ILA dhe ne te njejten kohe pati nje angazhim te here pas hereshme ne Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do te jete viti 1978 kur do te emerohet aktor ne kete Teater, vendi ku vazhdoj karrieren artistike si aktor per rreth 10 vjet, saktesisht deri nga mesi i viteve 90-te.

 

Gjate kesaj kohe realizon nje sere rolesh qe lane gjurme ne skenen e teatrit, nga ku mund te kujtojme rolin e Pedagogut ne “Pas provimit te dyte” , Drejtori i fermes ne “Ata qe duhen” , roli i Benit tek “Vdekja e nje komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenes”, Telhai tek “Besa”, Filipovic` tek shfaqja “Inspektori” qe mbahet edhe si roli i fundit i tij ne Teater.

 

Fillimet ne film i ka qe ne vitin 1967 me nje rol episodik te nje marinari tek “Dueli i heshtur”. Me pas, nje vit me vone bie ne sy ne rolin e mitralierit Sulo tek filmi “Prita” (1968); Vildani tek “Njesiti gueril” (1969). Role te tjera te spikatura nga aktori Makashi, jane ai i Petro Mares tek “Ndergjegjia” (1972); “Rugicat qe kerkonin diell” (1975); “Ne fillim te veres” (1975); “Ilegalet” (1976); “Nga mesi i eresires” (1978); Itendenti (1980); Musai tek “Gjurme ne kaltersi”; “Tre njerez me guna” (1985); “Shpella e pirateve” (1991); “Vdekja e kalit” (1992).

Roli i fundit ne kinemane shqiptare do te jete ai tek “Vdekja e kalit” ne vitin 1992. Aktualisht eshte terhequr nga skena ne pritje t ndonje ftese. Djali i tij eshte muzikanti i njohur Redon.

 

 

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here