P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane 1990. S: Teodor Laco, Esat Musliu; R: Esat Musliu; O: Pellumb Kallfa – AM –; Pi: Ilia Xhokaxhi; M: Limoz Dizdari – AM –; Gezim Sula; G: Dashamir Turku; AR: Artur Gorishti; Gazmir Grezda; AO: Leonard Dori, Aleksander Kasneci; Pk: Dhimiter Theodhori; Pek: Seit Metani; Mo: Miranda Ohri; Zh: Diana Feiziu; Ad: Arben Vehbiu; Nd: Skender Baze; N: Vladimir Lila; Md: Gezim Hysa; re: Arben Laska; ko: Stefan Tako; D: Edmond Xhumari; Di: Eno Koco – AM –.
Fitoi cmimin e trete per regji dhe skenar dhe cmimin e dyte per anen figurative (piktori) ne Festivalin IX te Filmit Shqiptar nentor 1991. Po ne kete Festival u nderuan respektivisht me cmimin e pare dhe te trete per interpretimin Rajmonda Bulku dhe Marieta Ljarja.
A: Xhevdet Ferri (Gjon Kodri); Marjeta Larja (Nerenxa); Rajmonda Bulku (Magda, gruaja e emigrimit); Rozeta Ferri (Helena); Stavri Shkurti – AM – (fajdexhiu); Sheri Mita (Bukhudhra, tregtar); Margarita Xhepa – AP – (nena); Birce Hasko – AM – (xha Rufeti); Vasjan Lame (i gjymtuari nga Alaska); Artur Gorishti (Leko); Rajmonda Aleksi (motra e Gjon Kodrit); Merita Gjyriqi, etj.
Jane vitet tridhjete te ketij shekulli… Gjon Kodri kthehet nga SHBA-ja ku kish qene disa vjet si emigrant ekonomik. Bashkefshataret dhe te afermit vijne ta takojne dhe ta pyesin per te afermit te cilet gjithashtu kane emigruar, por nuk kane asnje lajm prej shume kohesh. Gjoni qendron i heshtur dhe nuk flet me njerezit. Si qendron puna me kete te ri te heshtur dhe melankolik? Drama e tij, sikurse ajo e nenave dhe e nje gruaje te re te veshur me te zeza jepen ne film me ngjyra te forta te cilat u lene mbresa te thella shikuesve. Iluzionet per nje jete me te mire nuk ishin te verteta. Vetem ne Atdheun e tij cdo njeri mund te jete zot i vetes. Kjo eshte ideja qendrore e filmit qe pershkon ted y serite e tij. Plaga e rende e kurbetit dhe e emigracionit pershkruhet me ngjyra realiste dhe dramatike.