FILMI “VDEKJA E KALIT” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

P: Albafilm, Tirane 1992. S: Nexhati Tafa; R: Saimir Kumbaro; AR: Albert Xholi; O: Bardhyl Martiniani; Kamera; Vladimir Marko; AO: Aleksander Kasneci; Pi: Arben Basha; Z: Ilir Gjata; RM: Neriman Furxhi; Ko: Xhemal Koci; D: Kreshnik Harshova

 

A: Timo Flloko – AM – (officer Agroni); Raimonda Bulku (Meri, e shoqja); Fitim Makashi (Vangjeli, komandanti i repartit); Niko Kanxheri (Estrefi, officer i Sigurimit te Shtetit, zv/ minister dhe deputet); Luan Qerimi (babai i Merit, officer); Tinka Kurti – AP – (nena e Merit); Ferdinand Radi (arixhiu qe ble kalin); Xhemal Koci (dr. Aliu); Darling Capeli (varrmihesi) etj.

Kundershtimi i oficer Agronit per te mos vrare kalin me te mire dhe mos shperndarjen e repartit eksperimental te kuajve, behet shkas per ta future ate ne listat e zeza te Sigurimit te Shtetit. Duhej edhe nje zenke e vogel, ku padashur rrezohet e thyhet bust i Enver Hoxhes, dhe ne mbremje ai arrestohet per “agjitacion e propaganda, thyerje urdhrash etj.”

Me kot e shoqja, Meri, kerkon ndihme. Ate e detyrojne te beje divorcin dhe te abortoje femijen, ndryshe edhe ajo do te interesohet se bashku me prinderit e saj. Agroni torturohet shtazerisht. Vjen kohe tjeter.

Revoltat e studenteve dhe te gjithe popullit rrezojne diktaturen. Agroni lirohet nga burgu, pork u te shkoje? Familjen ia kane internuar, shtepine ia kane marre, gruaja ka vdekur nga hemorgjia gjate deshtimit te imponuar. Endet rrugeve pa shprese me nje traste ne krahe. Kur, papritur degjon nje ze.

Eshte Estrefi, presekutori i tij qe tashme eshte bere “demokrat” dhe deputet in je partie politike. Cfare mund t’i thote Agroni ketij kameleoni, kesaj fytyre te urryer dhe te percmuar, i cili me paturpesi ka ende kurajo dhe i thote se beri c’mos per ta ndihmuar dhe i ofron edhe ndihme.

Timo Flloko u nderua me Kupen e Festivalit te Dhjete te Filmit Shqiptar qe u zhvillua nga 10-13 maj 1995, per rolin e Agronit, ndersa regjisori S. Kumbaro dhe piktori A. Basha u nderua me Medalje per komponentet.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here