FILMI “UDHA E SHKRONJAVE” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

P: RTSH, Tirane, 1978.S: Peci Dado, Vladimir Prifti: R: Vladimir Prifti: O: Pali Kuke: Pi: Fatbardh Marku: M: Kujtim Laro: Z: Fatos Backa: Mo: Flora Gjika: G: Milto Jorgji, Zhaneta Petushi: AO: Spiro Misha: M: Faruk Drenova, Kujtim Hoxhvogli, Robert Prifti: D: Besnik Kaltani: Di: Ferdinand Deda – AM – : Teknologe: Elvira Muco.

Sipas motiveve te tregimit “Buka dhe thika” te Dhimiter Shuteriqit.

 

A: Sander Prosi – AM – (Dhaskal Todri): Bujar Lako (Tunxhi): Ndrek Luca (Ndrio): Agim Qirjaqi (dhespoti): Vangjo Grabocka – AM – (atdhetar): Muhamet Sherri (cobani): Luftar Pajo (hanxhiu).

 

Filmi ka subjekt historik: Tregon perpjekjet per perhapjen e gjuhes amtare, te arsimit dhe te kaluares ne kohen e pushtimit ottoman.

Nje mesues atdhetar ne nje moshe te thyer ka bere nje rruge te gjate qe te sjelle ne Shqiperi shkronjat tipografike per shtypjen e librave ne gjuhen amtare. Me vete ka nje djale te ri qe e ndihmon. Gjate udhetimit ata ndeshen me veshtiresi e pengesa. Diku ne nje han ata bashkohen me nje te panjohur. Ai hiqet sikur i di shtigjet. Ne fakt ai eshte nje prift, kriminel, vrases, i shtyre nga kryepeshkopi, vegel e te huajve. Per ata perhapja e gjuhes kombetare eshte vdekje.

Prifti arrin ta vrase mesuesin atdhetar, por gjen vdekjen nga Tunxhi, i riu qe e ka mesuar vleren e madhe te kesaj pune. Ai i shpie shkronjat ne vendin e duhur duke plotesuar deshiren e zjarrte te mesuesit atdhetar.

 

U nderua me cmim te vecante ne Festivalin III te Filmit Shqiptar qe u mbajt ne prill 1979.

– Me kupen e ketij festivali u nderuan skenarist, regjisori, operatori, piktori dhe kompozitori .

– Sander Prosi u nderua me kupen e Festivalit per interpretimin e rolit te mesuesit atdhetar.

– Peci Dado dhe Vladimir Prifti moren cmimin e Republikes te Klasit I per skenarine me rastin e 30- vjetorit te Clirimit Atdheut ne nentor 1979.

Operatori Pali (Pavllo) Kuke u nderua me cmimin e Republikes te Klasit I p one vitin 1979.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here