“Sekretet” 2008,me regji të Spartak Pecanit dhe me personazh kryesor Ndriçim Xhepa me rolin e doktorit. Film i xhiruar në 2007, por me premier u shfaq me 15 Maj 2008. Regjia: Spartak Pecani. Skenari: Reinhard Jud, Vangjel Kozma dhe Salvatore Lisa. Muzika: Adi Hila.
Flet për çmendurinë shqiptare, çmendurinë e një kombi, që nuk ishte i afte për 50 vjet te shprehe vetveten. Janë një sere pyetjesh qe shtrohen, përgjigjet e te cilave do te shpërfaqem një nga një në dublat e filmit, i cili prej 9 majit do te nise projeksionin ne Millenium për gjithë shqiptaret. Ngjarja qe zhvillohet ne një spital psikiatrik. Nje komb i goditur psikologjikisht. Çfarë ka ndodhur me kujtesen e këtij kombi, apo a do ta fitojne identitetin e humbur dhe a do te jene ndonjehere vetvetja ? Regjisori rreket t’i japë përgjigje gjithseciles prej këtyre pyetjeve nepermjet personazheve te interpretuara nga aktore te zeshem te kinemase shqiptare. Kryeroli është misheruar nga Ndricim Xhepa, e rreth tij janë aktoret e rinj Ermela Teli, Neritan Licaj, Eftiola Lacka e Redian Mulla.
- Bujar Asqeriu – Drejtori i spitalit
- Petrit Biberaj – Banditi 3
- Burhan Cani – Pacienti 2
- Bajram Dosti – Pacienti 1
- Valbona Imami – Ana
- Bedri Jashari – Banditi 1
- Eftiola Lakça – Klara
- Neritan Liçaj – Landi
- Fiqiri Morthi – Banakieri
- Redjan Mulla – Shiti
- Drita Pelingu – Nëna e Landit
- Enver Petrovci – Mero
- Paskal Prifti – Hetuesi
- Edon Rizvanolli – I dashuri i Anës