P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1980. S: Agim Gjakova: R: Gezim Erebara: O: Bardhyl Martiniani: Pi: Astrit Tota: M: Aleksander Lalo: Z: Lavdi Fortuzi: Mo: Atalanta Pasko: PK: Mina Zaka: G: Durim Neziri: Gazmend Jasa: N: Ramazan Bekteshi: D: Skender Alliu: Di: Ferdinand Deda – AM –
A: Edmond Budina (Baliu – dhenderi): Ermira Bahidi (Bardha): Ndrek Luca – AP – (Dem Mareci): Tinka Kurti – AP – (gruaja e Dem Marecit): Lec Bushati – AM – (lahutari): Pertef Larti (Sokol Dema): Drita Pelingu (nena e nuses): Agron Dizdari (Xhema): Lec Vuksani (babai i nuses): Lazer Filipi – AM – (Sadik Aliaj).
Ne kohen e pushtimit turk (ne vitin 1911), kur lufta e malesoreve dhe e gjithe popullit per liri e pavarsi ka arritur kulmin, zhvillohet nje ceremoni dasme . Nusja vuan nga nje brenge e thelle: vellai i eshte vrare: Sokol Dema, te cilit i ka falur zemren, eshte ne burg.
Sapo mbetet vetem me Baliun, dhenderin, ajo i tregon te verteten e dashurise.
Ky pohim i hapet dhe i pazakonte per kohen kur zhvillohen ngjarjet, ben qe dhenderi i ri te jete ne nje medyshje te madhe: Ose te vrase nusen dhe t’i pergjigjet kanunit, ose ta dorezoje ate ne deren e Sokol Demes.
Rrethanat e luftes, shpirti fisnik dhe i paster i Baliut, mposhtin ligjet e egra te kanunit. Brenga e Bardhes behet brenga e tij. Ai vendos ta coje ate ne shtepine e Deme Marecit, tea tit te Sokolit. Gjesti i Baliut ne nje situate te veshtire per Atdheun eshte frymezues. Dema pranon qe Baliu te behet vella gjaku per Sokolin e vella per Bardhen.