FILMI “NJE GJENERAL KAPET ROB” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1980. S: Skender Hasko, Nexhati Tafa: R: Spartak Pecani: O: Lionel Konomi: Pi: Sali Allmuca: M: Aleksander Lalo – AM – : Z: Xhevat Behri: Mo: Marika Vila: PK: Suzana Varvarica: G: Robert Stermilli: D: Josif Krodhima: Di: Eno Koco.

Filmi u nderua me cmim te vecante ne Festivalin XI Nderkombetar te Filmave per te rinj dhe femije ne Xhifone Vale Piana (Salerno), Itali, 1982.

 

A: Florenc Skendaj (Goni): Enkela Dorcaj (Liria): Eptan Lohja (Petriti): Enrik Gjoka (nje femije): Genc Dautaj (gjenerali Bato): Gent Strazimiri (Fredi): Endri Lulo (natyralisti) etj.

 

Ne periudhen e pushimeve verore femijet kalojne ore te gezuara ne plazhin e nje fshati piktoresk bregdetar. Njekohesisht ata punojne dhe ndihmojne prinderit ne mbledhjen e sherebeles.

Stervitjet e cetes vullnetare te fshatit ndezin fantazine e femijeve. Ata ndahen ne dy kampe kundershtare. Loja behet terheqese.

Ne njren koder vendoset kampi i “gjonbitasve” me gjeneral Baton ne krye, ndersa ne kodren tjeter kampi i “blerimasve” me komandant Petritin dhe me komisare Lirine.

Blerimasit “luftojne” me seriozitet ndersa gjonbitasit tregohen mburravece e mendjemedhenj. “Gjeneral” Batoja i kampit te gjonbitesve kapet “rob”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here