FILMI “NGA MESI I ERRESIRES”

0

 

 

P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1978.

S: Vath Koreshi, Neshat Tozaj: R: Kristaq Dhamo: O: Petraq Lubonja: Pi: Shyqyri Sako: M: Kujtim Laro: Z: Asim Raxhimi: Red: Niko Koleka: RM: Krisanthi Kotmilo: AR: Spartak Pecani, Vllasova Musta: FM: Mira Mecule: D: Fuat Cano: Di: Eno Koco.

 

A: Krenar Arifi (Petriti): Perika Gjezi (Gjergji): Zhani Zicishti (Jani): Tonin Ujka, Ndrek Luca – AM – (Meti): Enver Dauti – AM – (minister i brendshem): Albert Verria – AM – (Ibishi): Reshat Arbana (Ugolini): Fitim Makashi (togeri): Ilia Shyti (Murdari): Mirush Kabashi (Arifi): Liza Hajati (Gabriela): Anton Pilo, Theofil Haxhijani, Ferdinand Radi.

 

Ne kohen e pushtimit fashist te vendit nje djale jetim hyn si pastrues ne zyrat e Ministrise se Puneve te Brendshme. Aty ai njihet me veprat kriminale dhe antikombetare te agjenteve dhe krereve qeveritare te shitur te fashizmi. Keto, si dhe uniforma fashiste qe i kane veshur, krijojne te djaloshi ndjenjen e urrejtjes per ta braktisur kete vend pune. Prane tij ndodhet nje njeri i Levizjes, nje komunist, i cili i hap horizonte per te pare dhe kuptuar me thelle se c’eshte fashizmi dhe si duhet luftuar kunder tij. Keshtu nis nje veprimtari revolucionare ne dobi te Levizjes e cila drejtohet nga komunistet. Ai mbledh informata, kopjon celsat dhe me ne fund hyn ne arkivin sekret te ministrise.

Edhe ne castin e fundit te rrembimit te arkivit ai s’eshte vetem. Prane, te veshur si kapiten, ka njeriun e Partise, jashte e presin dhjetera te tjere anetare te njesiteve guerile te kryeqytetit. Hipur mbi nje kamioncine ai largohet nga rruget e dashura te ketij qyteti drejt nje rruge me te gjere, asaj te luftes se armatosur.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here