P:Kinostudioja ,”Shqiperia e Re”, Tirane 1982. S: Dhimiter S. Shuteriqi: Kico Blushi: R: Viktor Gjika – AM – : O: Lionel Konomi: Pi: Arben Basha: M: Kujtim Laro – AM – : PK: Suzana Varvarica: Z: Gezim Sula: RM: Marika Vila: G: Llukan Bushi, Ylli Muca: Durim Neziri: AR: Gjovalin Hajati, Esat Bermema: AO: Sokol Meksi, Viktor Sharko: Pir: Luftar Brace, Xhemal Koci: K: Gazmend Shpuza (bashkepunetor i vjeter shkencor). D: Resul Carcani, Di: Rifat Teqja –
A: Sander Prosi – AP – (Ismail Qemali): Bujar Lako (Luigj Gurakuqi): Reshat Arbana – AM – (Isa Boletini): Viktor Zhusti (Pandeli Cala): Mario Ashiku (Shpend Dragobia): Robert Ndrenika (karrocieri): Gulielm Radoja (Lym Kepi): Demir Hyskja – AP – (mytesarifi): Pandi Raidhi – AP – (Demir Arbana): Vangjel Heba – AM – (dhespoti): Vangjel Grabocka – AM – (plaku Kozi): Sulejman Dibra (oficeri turk): Agim Shuke (Jani Minga): Luan Qerimi (Sali Drenica): Ilia Shyti (mullai i Beratit): Spiro Urumi (beu): Piro Malaveci (Hasan Prishtina): Hajrie Rondo (gruaja e Lym Kepit): Vasjan Lami (oficeri serb Mitovic): Fatos Selo (oficeri serb): Rozaliba Bendo (Marigoja): Taulant Godaj (djali i Lym kepit).
Ne realizimin e filmit ndihmuan punonjesit e rretjeve te Vlores, Lushnjes, Durres, Lezhes dhe Tiranes.
Sander Prosi u nderua me medaljonin per interpretimin e rolit te Ismail Qemalit ne Festivalin V te filmit Artistik Shqiptar, 1983.
Me medaljon u nderua edhe piktori i filmit Arben Basha.
Sander Prosi u nderua me Cmimin e Republikes te Klasit te Pare me 1984.
Shqiperia po pergatitet per Shpalljen e Pavarsise Kombetare.
Kryengritjet e medha te viteve 1910, 1912 ne Veri dhe veprimtaria atdhetare e luftetareve te lirise ne Jug kane ngritur ne nje shkalle me te larte ndergjegjen kombetare te popullit. Eshte momenti historic per t’i thene te “semurit te Bosforit” dhe monarkeve shoviniste te Ballkanit mbas te cileve fshiheshin Fuqite e Medha, se Shqiperia ka zot. Ne keto kushte atdhetaret me te shquar te kombit me atdhetarin e madh Ismail Qemali ne krye duke kapercyer pengesat qe u nxirrnin forcat reaksionare te vendit, pushtuesit turq dhe klikat shoviniste fqinje, pergatiten per Shpalljen e Pavarsise Kombetare.
Drejt Vlores heroike nxitonin delegatet me besim tek nje e ardhme e ndritur per Shqiperine. “Karvani i Pavarsise”, i nisur nga Durresi, rritet sa me shume i afrohet qytetit te Vlores. Vlora zien nga padurimi per te jetuar castin historic. Nga ballkoni i nje shtepie te thjeshte, atdhetari dhe diplomati i shquar Ismail Qemali, shpalos flamurin kombetar dhe e shpall Shqiperine te pavarur.