FILMI “NE KUFI TE DY LEGJENDAVE” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

P:Kinostudioja ,”Shqiperia e Re”, Tirane 1981. S: Vath Koreshi: R: Piro Milkani: O: Aleksander Kasneci: Pi: Azis Karalliu: M: Cesk Zadeja – AP – : Z: Skender Nuzi: RM: Atalanta Pasko: PK: Ilia Xhokaxhiu: G: Llukan Bushi: AR: Edmond Tare, Eduard Makria: AO: Tare Hysi: D: Haxhi Dersha: Di: Ferdinand Deda – AM –

 

A: Vjollca Pepa (Bora): Eduard Makria (Fani): Matilda Makoci (Eda): Thimi Filipi – AM – (xha Lefteri): Birce Hasko (Xhelo): Elida Cangonji (Lena): Kristaq Skrami (Viktori).

 

Legjenda e pare thote:

Dikur, shekuj me pare, tokat ne fund te ujrave te kenetes perbenin nje fushte te begate. Gjate nje ceremonie dasme, nuse Kona, e shtyre nga shtriga Balozare, pa dashur shkakton nje permbytje te madhe qe merr jeten e dasmoreve dhe ten uses. Pasketaj rreth e rrotull formohet nje kenete e madhe.

E dyta nuk eshte legjende, por realitet…

Ne keneten e Nusekanes ka vite qe punohet per te debuar ujerat shekullore e per te perfituar toke buke.

Ne kete kantier vijne per te kryer praktiken mesimore dy studente te vitit te pare te agronomies: Eda me Boren. Bora eshte nje vajze e perkedhelur.

Te dyja studentet cdo dite kane marredhenie pune me Fanin, agronomin e ri, njeri punetor dhe studioz. Pasioni per profesionin dhe deshira per te perfunduar detyren qe u kane ngarkuar pedagoget, i mobilizon vajzat te ambientohen me jeten e ketushme. Perpara syve te tyre lartesohet njeriu i punes. Mbresa te pashlyera u le vecanerusht kolektivi i ekskavatoristeve.

Ne kete mjedis pune lindin shkendijat e dashurise midis Fanit dhe Bores. I pari ka disa vjet qe punon ketu. Vajzen e re e shqeteson shume kjo ndjenje. Po kaq e shqeteson edhe telegrami qe i vjen nga familja. Bora duhet te kthehet ne shtepi e te vazhdoje praktiken mesimore ne nje institute.

Tokat e cliruara nga ujerat e ndenjura po perpunohen per t’u shfrytezuar. Thelle ne to fle jeta qe mezi pret te shpertheje. Thelle shpirtit te Bores vlon deshira per te punuar.

Bora e refuzon kerkesen e prinderve dhe rikthehet ne kantier. Ate e pret e shoqja e saj Eda, e presin punetoret e kantierit mbi te gjithe Fani.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here