FILMI “LULEKUQE MBI MURE” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

P:Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1976. S: Petraq Qafzezi, Dhimiter Anagnosti: R: Dhimiter Anagnosti: O: Pellumb Kallfa: Pi: Namik Prizreni: M: Kujtim Laro: Z: Saliko Hoxha, RM: Marika Vila: D. Adriatik Beqiraj: Di: Rifat Teqja.

 

 

A: Timo Flloko (mesuesi): Agim Qirjaqi (drejtori): Kadri Roshi – AP – (kujdestari): Alfred Kote (punetor, anetar i njesitit): Liza Laska – AM – (sherbyese): Anastas Frosofori (ekonomat): Luan Qerimi (kuestori): Pavlina Mani (mesuese muzike): Enver Dauti – AM – (kuzhinier): Strazimir Zaimi (Jace): Enea Zhegu (Lelo): Artur Hoxholli (Bardhi): Krenar Arifi (Sulo): Gjergj Pilika (Tomi): Roland Ohri (Gjergji): Robert Xhuli (Beni) etj.

 

Pushtimi fashist ndihet edhe ne strehen vorfnore.

Per te shuar nga ndregjegja e femijeve te shtypur dhe te uritur cdo ndjenje atdhetare dhe cdo ndikim te komunisteve drejtori fashist i strehes vorfnore i detyron bonjaket e mjere te pastrojne qytetin nga komunikatat dhe parullat antifashiste qe kane shkruar komunistet. Femijet, qe ndiejne doren e ngrohte te mesuesit atdhetar Luanit dhe te puntorit komunist Aliut, nisin t’i shikojne me dyshim veprimet e drejtorit fashist dhe cdo hyrje e dalje ne strehen vorfnore.

Kater femijet me te rritur, te prekur ne seder nga sjellja brutale e kujdestarit te konvliktit, vegel e drejtorit fashist, e rrezojne nga shkallet. Kjo eshte protesa e pare.

Aliu, nepermjet Jaces, i keshillon qe veprimtaria e tyre ne konvikt t’i sherbejne qellimit te perbashket te Partise dhe te popullit, luftes kunder pushtueseve dhe veglave te tyre.

Vdekja e Sulos nga plumbat e patrulles fashiste krijon nje gjendje te elektrizuar te femijet, qe nuk mund ta shuaje as demagogjia dhe as brutaliteti i karabinierise. Naten femijet shkruajne ne muret e strehes forfnore “Poshte fashizmi!” Ky akt flak ne rruge te madhe disa nga femijet “rebele”.

Jashte strehes vorfnore, ata gjenden prane njesitit gueril. Te drejtuar prej tyre ata ndihmojne ne kryerjen e atentatit kunder drejtorit te strehes vorfnore – agjent i fashizmit

 

Skenari fitoi Cmimin e Dyte ne Konkursin Kombetar te Drama turgjise – Tirane, 1976.

U shpall filmi me i mire ne Festivalin II te filmit Shqiptar – 1977, ndersa aktoret Timo Flloko, Agim Qirjaqi dhe Kadri Roshi moren medalje te festivalit.

Mori Cmimin e Republikes te Klasit I per regjine (Dhimiter Anagnosti) me rastin e 35-vjetorit te Clirimit te Atdheut ne nentor 1979.

Mori Cmimin e pare ne Festivalin Nderkombetar te filmave – Beograd, shkurt 1980.

Piktori Namik Prizreni dhe kompozitori Kujtim Laro u nderuan me medaljonin e Festivalit II te Filmit Shqiptar, 1977.

U vleresua me Medaljen e Arte te Festivalit Nderkombetar te Salernos, Itali, 1985.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here