FILMI “KUSH VDES NE KEMBE” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

P:Kinostudioja ,”Shqiperia e Re”, Tirane 1984. S: Naum Prifti, Vladimir Prifti: R: Vladimir Prifti: O: Ilia Terpini – AM – : Pi: Alush Shima: M: Aleksander Peci: Z: Ilir Gjata: RM: Nazmie Sula: Pk: Bujar Luca: G: Valentin Cani, Bujar Gjashta: AR: Albert Xholi, Diana Gjiknuri: AO: Viktor Sharko, Vangjush Leka: ND: Teodor Siliqi: Pek: Eduard Leshnja: MD: Sulejman Sulejmani: Mo: Androniqi Vangjeli: Zh: Nina Andoni: N: Agim Zoto: Pir: Bardhyl Kanina: Rek: Flamur Metushi: Ko: Fatos Zeqo: D: Naim Bardhi: Di: Ermir Krantja.

Ne realizimin e filmit ndihmuan punonjesit dhe kooperativistet e rrethit te korces.

 

A: Gulielm Radoja (Petro): Hajrie Rondo (Lina): Reshat Arbana – AM – (Dajlan Beu): Stavri Shkurti – AM – (doktori): Anastas Kristofori (Sotiraqi – tregtari): Sander Prosi – AP – (dhespoti): Petrika Riza (kajmekani): Llazi Serbo (Ajazi): Fadil Kujovska (Fakja): Pandi Raidhi – AP – (prifti i fshatit): Thimi Filipi – AM – (farembjellesi): Birce Hasko (Jusufi – kryetari i gjyqit): Gjergji Lala (gjykatesi): Vangjel Grabocka – AM – (kryeplaku): A. Rada (oficeri): P. Qirja (Guri): T. Trajce (oficer): P. Prifti (oficer), Marko Bitraku (fshatari): A. Devole (Luka) etj.

 

Ngjarjet e filmit jane mbeshtetur ne episode te jetes dhe te veprimtarise atdhetare te Mesuesit te Popullit Petro Nini Luarasi.

Filmi vizaton forcat kryesore levizese te kohes, perkrahese dhe kundershtare te shkronjave shqipe. Nga te pese episodet qe perbejne teresine tij dhe qe jane: “Gjyqi i abetares”, “Shjusherunu”, “Arrestimi”, “Pusia” dhe “Helmimi” shohim nga njera ane dashurine e popullit te thjeshte per te mbrojtur shkollat shqipe, si xixellonjat e para qe do te ndirconin rrugen drejt lirise, ashtu edhe perpjekjet e egra te armiqve qe s’lane mjet pa perdorur per te shuar keto cerdhe te lirise. Nga filmi buron natyrshem ideja e qendreses dhe e luftes se paepur kunder armiqve te kombit dhe atdhemohuesve qe u sherbenin te huajve.

Thenia e Petro Ninit: “Edhe nentedhjete e nente here te rrezohemi perseri duhet te ngrihemi” eshte lajtmotivi kryesor i filmit.

 

Filmi fitoi cmimin e trete ne Festivalin VI te Filmit Artistik Shqiptar qe u mbajt ne Tirane 1-5 tetor 1985. Akotret Gulielm Radoja dhe Reshat Arbana u nderuan me medaljonin e Festivalit per interpretimin perkatesisht te roleve te Petro Nini Luarasit dhe te Dajlan Beut.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here