FILMI “KONCERT NE VITIN 1936” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1978. S: Kico Blushi: R: Saimir Kumbaro: O: Saim Kokona: Pi: Astrit Tota: M: Limoz Dizdari: Z: Xhevat Behri: Mo: Nazmie Sula: G: Lucie Gjoncaj: Ana Arapi: AR: Albert Xholi: AO: Niko Treni, Artan Lipivani: Pek: Sabri Basha: Ark: Zhani Canco: N: Hysen Milla: D: Fuat Cano: Di: Eno Koco.

Ne film jane perdorur incizime te sopranos Tefta Pashko Koco – AP –

A: Manushaqe Qinami (Donika): Margarita Xhepa (Eleni): Robert Ndrenika (nenprefekti): Bep Shiroka (xhandari Vesel): Gjon Karma – AM – (kryetar i bashkise): Roland Trebicka (Nesti): Nikolla Llambro (shoferi): Albert Verria – AM – (Nuri beu): Ilia Shyti (mesuesi): Mirush Kabashi (komandant Shazivari): Piro Qiqi (mesues): Enver Dauti – AM – (berberi): Birce Hasko (tellalli): Gezim Kame, Hasan Fico: Muhamet Shehu, Gjon Kacagjeli, Aristrotel Stefani.

Ngjarjet e filmit zhvillohen ne kohen e monarkise feudoborgjeze te regjimit satrap te mbretit Zog I.

Nje kengetare edhe nje pianiste e re qe kane mbaruar studimet jashte shtetit cajne neper rruget me balte per te mberritur ne nje qytet krahinor. Ardhja e artisteve shkakton nje reagim te pergjithshem. Populli qe per here te pare sheh nje ngjarje te tille eshte ne te njejten kohe edhe i cuditur edhe i gezuar. Pasioni fisnik dhe shpirti atdhetar i artisteve  te reja ndeshet qysh ne fillim ne pengesat e autoriteteve locale qe kane nje mentalitet mesjetar. Njerezit e thjeshte nderojne aktin bujar dhe atdhetar te artisteve te reja, ndeshen me qendrimin reaksionar te autoriteteve dhe krijojne kushtet qe koncertet te jepen.

Subjekti eshte marre nga tregimi “Baltrave te Myzeqese” i shkrimtarit Dhimiter Shuteriqi. Ne te pershkruhet nje episode nga jeta e kengetares se shquar Tefta Tashko Koco (Artiste e Popullit).

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here