Filmi i ri shqiptar “SFIDA” shikon dritën e projeksionit, në premierën e tij te parë në qytetin e Korçës në ambjentet e hotelit simpatik “Casa Gaçe” dt.16 Mars ora 19:00.
Filmi “Sfida” me metrazh të mesëm me skenar dhe regji të Lulzim Sulës. Aktori i shquar i kinematografisë, Birçe Hasko është kthyer në sheshxhirim, ku luan me aktorët e njohur Bujar Asqeriu dhe Suela Konjari.
Xhirimet e filmit “Sfida” janë përqendruar kryesisht në qytetin e Korçës, ndërsa filmi pritet të jetë premierë në fund të këtij viti. “Sfida” vjen si një produksion i ri nga “Production Cinemania” me producent Skënder Jaçe. Producenti Skënder Jaçe tregon për kolonën zanore, që ju besua Kompozitorit mjeshtrit Aleksander Vezuli.
Ky film trajton një temë të ditës dhe ka në qendër të vëmendjes njeriun e thjeshtë. Një grua, e cila ka ngritur një fasoneri me kurajë të madhe, duke u përballur me konkurrencën dhe një treg të vështirë në këtë fushë, qiraja e lokalit, siguracionet, rrogat e grave të punësuara, etj.. Kur tregu për shitjen bëhet i vështirë, e sjellin atë në pozita të vështira falimentimi. Por në jetë ka të papritura, dikush i afrohet për ndihmë, ngjarjet rrokullisen në situata të reja dramatike.
Një falenderim të veçantë, aty në Amerikën e largët, kompozitorit mjeshtrit Aleksandër Vezuli nga stafi realizues dhe produksioni i filmit, për muzikën e filmit kompozuar nga ai. Gjithashtu falenderojmë Hotelin simpatik “Casa Gaçe” në Korçë me Administratorin e saj z.Tasho Pacili, z.Vullnet Sinaj, z.Ardian Leka, z.Ligor Postoli. Falenderojmë Optikën Torino Korçë, Caffe de Paris – Korçë, Tavernën Rosicat – Boboshticë, Bar kafe “Rinia Shpëtimi” Korçë. Falenderim për zonjën Elida Kola Administratore e Robaqepsisë e cila krijoj kushte të shkëlqyera në xhirimin e filmit, si dhe profesorin e nderuar Alket Mihallari, si kordinatori ynë teknik në këtë qytet. MIRËNJOHJE KORÇA!
Traileri i filmit te ri shqiptar “SFIDA”.
Traileri i filmit te ri shqiptar "SFIDA".
Traileri i filmit te ri shqiptar "SFIDA".
Δημοσιεύτηκε από Aktoret Shqiptare στις Τρίτη, 12 Μαρτίου 2019
Ishte kënaqësi për mua si kompozitor i filmit “SFIDA” të bashkëpunoj me grupin artistik të këtij filmi.