FILMI “FURTUNA” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

P: Kinostudioja “Shqiperia e re”, Tirane dhe Kinostudio “Mosfilm” Moske, 1959. S: Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Arkadi Pervencev, Juri Ozerov, Kristaq Dhamo; KR: Juri Ozerov; R: Kristaq Dhamo; KO: S. Pollujanov; O: Sokrat Musha, I. Cernih; Pi: A. Mjagkov, Ksenofon Dilo; M: G. Popov, Cesk Zadeja; R2: A. Markellov; AR: Gezim Erebara; Z: J. Mihajllov, Koco Tollko; G: A. Masllova; Mo: E. Karpova, A. Kuznjecova, Vitore Celi; Pk: D. Vostakova, Dhimiter Mborja; D: Todi Bozo, G: Kuznjecov; Ko: Kol. Lefter Kasneci; D: G. Gamburg.

 

A: Naim Frasheri (Qemali); Mario (Arben); Ashiku (Arbeni); Ariadna Shengellaja (Zana); Pjeter Gjoka (Rrapo); Lazer Filipi (Demiri); Vangjel Heba (Vasili); Filika Dimo (Shpresa); Nikollaj Gricenko (Perkins); Anatoli Kuznjecov (majori Andrejev); Ilia Shyti (Abazi); Loro Kovaci (Xhavit aga); Sylejman Pitarka (Eshtrefi); Seit Boshnjaku (koloneli Myler); Mihal Popi / Luciano/; Kadri Roshi (kuestori); Dhimiter Pecani (Petro); Viktor Bruceti, Loreta Mele, Liza Vorfi, Avni Resuli, Nikolin Xhoja, Neki Shkaba, Todi Bozo etj.

 

Nje grup komunistesh qendron i paperkulur para pushkatimit. Plumbat u bien ne gjoks, njeri prej tyre perkulet, por ngrihet perseri…

Arbeni ndalon me nje makine para nje kafeneje dhe ia numeron ne gjoks nje oficeri madhor qe eshte duke dale prej andej. Fillojne ndjekjet dhe Arbeni i plagosur vrapon se bashku me Zanen ne drejtim te nje shtepie ku eshte duke u bere nje dasme. Dasmoret, per t’i shpetuar nga trupat e ndjekjes i veshin ata me rrobat e nuses dhe te dhendrrit.

Nje motoskaf zbret ne bregdet kolonelin Perkins, i cili nepermjet nje kercimtareje ne nje lokal njihet me Eshrefin, eksponent i “Ballit Kombetar” ndersa ne qytet behet demonstrate. Njesiti i qytetit eshte mbledhur dhe ben planin per hedhjen ne ere te nje ure. Dinamitin duet ta transportoje Zana, por i ati, qe trembet per te bijen, njofton per kete avokat Eshrefin. Zana arrestohet e torturohet, por mban qendrim te vendosur.

Tashme Arbeni me nje grup te rinjsh kane dale partizane…

…Italia kapitullon. Hapet burgu i qytetit prej nga del Zana. Ndersa gjermanet bejne terror ballistet kane perfunduar, ne preherin e tyre. Zana niset per ne mal se bashku me komisarin, motoskafi gjerman i zbulon dhe ndersa komisari plagoset, ajo shpeton. Komisarin e shpeton nje grua fshatare e cila sakrifikon per kete vajzen e saj, te cilen e rrembejne gjermanet dhe i vene zjarrin fshatit. Vijne partizanet, por gjate perleshjes se ashper plagoset rende komandanti Rrapo dhe kapet rob koloneli Perkins, i cili kerkon qe partizanet te lejojne zbarkimin e trupave anglo-amerikane per te ndihmuar ne clirimin e vendi qe tashme pothuajse eshte i cliruar.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here