FILMI “DASMA E SAKOS” – VIDEO NGA AKTORET SHQIPTARE

0

 

P: Eurofilm, Tirane & Focus Film, Budapest, 1998. Me pjesemarrjen e Qendres Kombetare te Kinematografise. S: Vath Koreshi; R: Vladimir Prifti – AM –; O: Tibor Klopfler; Pi: Arben Basha, Ilia Xhokaxhi; M: Aleksander Peci; RM: Eva Palotai; Z: Flora Uka; Pk: Durim Neziri, Dhimiter Theodhori; G: Rakip Lamaj; Dex: Besim Kurti; Producent: Vladimir Prifti, Arben Lami, Denes Szekeres.

 

A: Ndricim Xhepa – AM – (Alush beu), Elvira Diamondi (Mukadezi, nusja), Xhevdet Ferri (Sako, dhendri), Agim Qiriaqi – AM – (avokati), Tinka Kurti – AP – (plaka, nunje e Sakos), Artur Gorishti (Tafili), Guljem Radoja (djali i Sakos), Mehdi Malkaj (lolo), Vasjan Lami (Ceno), Neritan Licaj (nusja e rreme), Ilir Lluri etj..

 

Skenari Vath Koreshi u nderua me Kupen e Festivalit XI qe u zhvillua ne Tirane me 24-27 prill 2000, ndersa Ndricim Xhepa u shpall si aktori me i mire mashkull i Festivalit. Aleksander Peci u nderua me kupen per muziken me te mire ndersa Arben Basha dhe Ilia Xhokaxhi me kupen per skenografine me te mire.

Ngjarjet e “Dasmes se Sakos” vijne si permes mjegullash mesjetare ne nje qytet fantazmagorik. Nen catite e gurta dhe muret keshtjellore, ndodhin drama te medha. Nje perzierje e trembshme e gjerave te egra me te brishtat, urrejtjeve me dashurite, vdekjeve me riperteritjet. Nen hijen e nje qyteterimi te lashte si perpara shpjegimit te nje enigma, jeta merr trajtat e nje Saturni qe ha femijet e vet, por edhe te djepit ku perkunden farat e mbijeteses.                                                                                            Metaforat marrin te thone se shperdorimi i pshtetit ka thelb te njejte por shfaqje te ndryshme. Ne te gjitha rastet aspirate e vetme e njeriut eshte liria dhe nje jete me dinjitet te vertete njerezor.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here