Filmat shqiptarë për fëmijë të Xhanfize Kekos edhe në Danimarkë.

0

 

 

Regjisorja më e njohur e filmave shqiptarë për fëmijë Xhanfize Keko vazhdon të ketë sukses. Jo vetëm te spektatori shqiptar, por edhe jashtë vendit. Ajo mbetet regjisorja e pavdekshme e filmit për fëmijë, duke lënë një trashëgimi të pa përsëritshme. Së fundi, tre filma të regjisores Xhanfize Keko do të shfaqen në Kinematekën e Kopenhagenit në Danimarkë.

 

Bëhet e ditur se gjatë muajit nëntor në vëndin skandinav do të shfaqen filmat ‘Tomka dhe shokët e tij’ ‘Mimoza llastica’ dhe ‘Kur xhirohej një film’. Filmat që do të shfaqen në Kopenhagen janë përgatitur në formatin bashkëkohor.

Xhanfize Keko, bashkëshorte e regjisorit Endri Keko me origjinë nga Dardha është e vetmja regjisore femër në historinë e filmit shqiptar. Nga viti 1969 deri në vitin 1984 ajo realizoi 12 filma për fëmijë. Gjini kjo e preferuar nga Xhanfize Keko që shfaqte dadhuri e durim të rrallë me fëmijët gjatë xhirimeve.

 

Filmat ‘ Tomka dhe shokët e tij’ ‘Beni ecën vetë’ ‘Taulanti kërkon një motër’ ‘Kur xhirohej një film’ ‘Mimoza llastica’,’Një vonesë e vogël’ etj janë bërë të paharueshëm për shumë breza fëmjës. Xhanfize Keko është nderuar me titullin Artiste e Popullit, krahas shumë vlerësimeve, kupave të festivaleve të filmave dhe çmimeve të tjera brenda dhe jashtë vendit.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here