Evoluimi i filmit shqiptar

0

 

 

Nga Klaudia Malaj

Shprehja më e përdorshme për një prodhim kinematografik është; “Filmat dalin nga realiteti”. Duke mos dashur të riskoj, duke thënë të gjithë filmat, po them, një pjesë e mirë e filmave, e kanë “gjetur skenarin” gati në terrenin shqiptar. Skenare të cilët përpiqen të na vershin sytë me histori të vendit, të kohës, të politikës, të shoqërisë.

Gjejmë elemente të cilat janë të lidhura si hallkat e zinxhirit, ku po u shkëput njëra hallk, prishet i gjithë zinxhiri. Por, a ja kanë dal filmat ndër vite të jenë vërtet treguesit e ngjarjeve të së shkuarës, dhe si ka qenë pasqyrimi i tyre në filma? Arti përgjithësisht mundohet ta zbus realitetin e egër, cilido qoftë ky, por po ashtu, mesazhet janë shumë të dukshme dhe aspak nuk largohen mjegullisht.

Le të sjellim një numër shumë të vogël të prodhimtarisë kinematografike, ku dhe për vitet që janë krijuar, sot kanë mbetur si një dëshmi me imazh për të shkuarën. Aq sa i egër ka qenë sistemi, apo dhe është zbutur për të qenë sa më i adaptueshëm për kohët në vazhdim. Po t’i hedhim një sy të vëmendshëm filmave dhe viteve të prodhimit, do të vëmë re, se si ka evoluar filmi shqiptar, e deri në ditët e sotme.

 

Ndërmarrja e parë Kinematografike Shqiptare, u krijua në vitin 1946. Gjatë viteve 1970-1990 prodhimi kinematografik shqiptar numëronte në vite, 14 filma artistike, 40 dokumentarë dhe kronikale, 16 filma vizatimore të teknikave të ndryshme. Pas viteve ’90, prodhimi i filmit shqiptar ka shënuar rënie të ndjeshme. Dhe pas këtyre prodhimeve kinematografike, nuk u ndal më shpirti i talentuar i regjisorëve dhe skenaristëve, të cilët e gjetën në realitetin shqiptar, terrenin për mesazhin e krijimeve të tyre.

Në vitin 1990, prodhimi kinematografik kaloi nga prodhim i përqendruar shtetëror në prodhim privat, me mbështetje si shtetërore dhe private. Ishin ato realitete që dhunshëm kërkuan vëmendjen e shikuesve. Një vëmendje kjo, pasi jeta ishte e realizuar në prodhimtarinë kinematografike shqiptare. Nuk mundën të shpëtonin nga hija e sistemit i cili, një pjese të popullsisë u dha dorën dhe nderimet maksimale, dhe një pjesë i shkeli me këmbë.

 

Ai terren nuk ishte shumë i dëshirueshëm për popullsinë e shtypur. Dhunshëm të gjithë u detyruan të ishin dhe aktorë jashtë kamerës. Pas viteve ‘90, u transmetuan filma të cilët ju dedikuan sistemit një partiak, rënies së këtij regjimi dhe gjendjes jashtë kontrolli, të një rendi të dobësuar dhe aspak të formuar në Shqipëri.

Ku shpërthyen vrasjet. Sistem i cili pati dhe të dënuarit e tij po ashtu dhe servilët. Një ironi therëse iu bë sistemit politik aspak një partiak, shoqërisë, e cila, ishte e shtypur e shfrytëzuar, por dhe e atyre individëve të cilët dolën kundra sistemit. Por dhe një thirrje deri në ngjirje, për të ndryshuar atë sistem i cili më shumë se i lodhi, i vrau shqiptarët, i burgosi, i bëri të humburit e botës.

Ai izolim, i cili nuk ishte vetëm gjeografikisht, por ishin dhe shprehimisht. Ku dihej se çfarë duhej të thoje dhe çfarë ishte e ndaluar të flisje. Ishin një dëshmi e gjallë e realitetit në atë kohë për shumë fatkeq të cilët ngritën kryet, për mentalitetin i cili copëtonte pamëshirshëm njeriun e dobët, dhe mbi ndjenja vendosej “Çdo thotë bota”.

 

Dhe shumë realizime të tjera të cilët u lidhën me gjendjen e pastabilizuar të vendit, pas përmbysjes së regjimit komunist. Ku shteti ishte i pafuqishëm të vendoste qetësi dhe rregull. Dalin në skenë hapur dhuna, përdhunimet, bandat, keqbërësit, kemi dobësimin e rendit. Ishte e pamundur të mos ishin dëshmi e gjendjes në Shqipëri. Shpërthen emigracioni.

Pakënaqësitë kundrejt shtetit shtohen dhe rezultat i këtij shtimi, është largimi i sa më shumë individëve nga gjiri familjar për të bërë të mundur një jetë më të mirë. E shumë prodhime të tjera u bënë dëshmi e gjendjes së rënduar ekonomike ku një pjesëtar i familjes, apo e gjithë familja, emigronte për një jetesë më të mirë. Emigrim i cili ndodhi vrullshëm pothuajse ilegalisht, me gomone. Ku kjo ishte një zgjedhje që bënë, midis zgjidhjeve të cunguara që iu ofruan.

 

Këto realizime kinematografike ndër vite ishin një dëshmi e gjallë, e cila do të mbes për vite në arkivën e prodhimtarisë së kinematografisë shqiptare. Pas viteve ’90, prodhimi i filmit shqiptar ka shënuar rënie të ndjeshme. Por, këto realizime qenë prodhime të cilat më së shumti iu dedikuan shtresës shoqërore, historisë së vendit, periudhave politike, pra shoqëria, jo individi. Ose dhe individi i detyruar të jetonte në një shoqëri e cila ishte në funksion të së tërës për ta mohuar individin.

Filmi është i tëri një shpirt në tranzicion. Prodhimi kinematografik flet me gjuhën e ndjenjave, me gjuhën e shpirtit, me atë gjuhë e cila është e vështirë të kuptohet. Vështirësi për t’ju përgjigjur pyetjeve që na mundojnë. Jeta politike, ekonomike dhe sociale, janë faktor të cilët ndikojnë pashmangshmërisht në mënyrë të drejtpërdrejt në modelimin e sjelljes dhe në tjetërsimin e individit.

 

Pjesë të filmave jemi të gjithë nga pak. Jemi në dyshimin e gjithçkaje që ndodh rreth nesh, jemi ai miku i mirë i cili hap veshët për të dëgjuar problemet e mikut më të ngushtë, jemi ai bosi i cili të urdhëron dhe të thotë “mbyll gojën” se unë e di, jemi ai shpirti i lirë i cili kërkon drejtësi dhe mirësi në jetë, por jemi pashmangshmërisht dhe të shtypurit në disa aspekte të jetës. Dhe në fakt si mund të kuptohet natyra njerëzore lehtë?

Në filma nuk merr përgjigje pasi shumë gjëra në jetë nuk kanë zgjidhje me fjalë por me nënkuptime. Për shumë gjëra në jetë nuk duhet të pyesësh, pasi përgjigjen e kanë rrethanat dhe jo individi i cili ra prê e asaj rrethane. Tema sociale të sistemeve politike, as të jetës sociale, flet për botën e individit. Atë botë që është shumë e vështirë për tu kuptuar dhe që nuk kuptohet as nga vetë individi. Filmi shqiptar ka evoluar, dhe bashkë me të dhe koncepti për të trajtuar një temë. Dhe sërish frymëzimi ka si pikënisje realitetin në të cilin jetojmë.

 

Shfaqje e parë filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos që është shfaqur për herë të parë në vitin 1912. “Albania ribelle” është filmi më i vjetër me temë shqiptare i xhiruar nga shoqeria italiane “Cines” e Torinos, në vitin 1909. “Tana:, është filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë.

Një realizim nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, prodhuar në vitin 1958. Me skernar nga Fatmir Gjata, skenar i cili mbështetet në novelën me të njëjtën titull të shkruar nga Fatmir Gjata. Regjisor është Kristaq Dhamo. “Qeshim se nuk qajmë dot”, është filmi i parë artistik me metrazh të shkurtër. Me regji të Viktor Stratobërdha, dhe me skenar të Dionis Bubanit. Film i realizuar në 1956, i cili u shfaq pas 43 vitesh, pasi regjisori u dënua nga regjimi komunist.

 

“Beni ecën vetë”, prodhim i vitit 1975. Film artistik për fëmijë me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit). “Zana dhe Miri”, është filmi i parë vizatimor i prodhuar në vitin 1975. Më pas filloi prodhimi i filmave me teknikën e vizatimit dhe më vonë i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale. “Vdekja e Kalit” (1991), me regji të Saimir Kumbaro dhe skenar Nexhati Tafa, i cilësuar si i pari realizim që vjen pas ndërrimit të sistemit politik.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here