EUROVIZION/ A JU KUJTOHEN? KËTO JANË 7 KËNGËTARËT SHQIPTARË QË PREKËN FINALEN (FOTO)

0

 

 

Shqipëria në finalen e “Eurovision”-it është një sukses i prekur 7 herë, gjatë historisë së konkurrimit në festivalin evropian të këngës. Performanca e Eugent Bushpepës elektrizoi të gjithë publikun e mbledhur në “Altice Arena”, në Lisbonë, të Portugalisë. Ne po ju kthehejmë pas në kohë, për të kujtuar të gjithë performuesit që përfaqësuan shtetin shqiptar në eventin evropian dhe kaluan në finalen e madhe.

 

Kujtojmë që pjesmarrja e parë në Eurovizion ishte në vitin 2004. Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në vitin 2004 ishte Anjeza Shahini. Pas fitores në “Ethet e së premtes”, Anjeza korri një tjetër sukses në Festivalin e këngën në RTSH me këngën “Imazhi yt”. Kënga u rendit në vendin e 4-t në gjysmë-finale, ndërsa në finale mbërriti në vendin e 7.

 

Maj 2005 – Shqipëria do të përfaqësohej nga këngëtarja Ledina Çelo, e cila fitoi vendin e parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Nesër shkoj”. Ledina pati fatin të shkonte menjëherë në finale, falë suksesit të Anjezës, por ajo nuk arriti dot të linte të njëjtat mbresa atje. Ledina u pozicionua në vendin e 16.

 

Maj 2008 – Olta Boka mes një zhurmënaje dhe vorbulle thashethemesh arriti të ngjitej në skenën e Eurovizion. Shumë zëra qarkulluan se kënga e saj “Zemrën e Lam Peng” nuk e meritonte fitoren e festivalit të RTSH-së, e megjithatë ajo arriti të shkonte në skenën e Eurovizionit. Olta arriti të pozicionohej e 9 në gjysmë-finale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në finale pas disa vitesh. Por në finale ajo arriti të merrje shumë pak pikë duke u renditur e 17.

 

Maj 2009 -Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Me merr në ëndërr”, e cila arriti të kalonte në finale. Kënga u këndua edhe në versionin anglisht të saj. Por as Kejsi nuk pati fatin e mirë të triumfonte duke mos arritur të ishte pjesë e 10 këngëve më të mira.

 

Maj 2010 – Juliana Pasha përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Nuk mundem pa ty”. Ajo dha një performancë mjaft të vlerësuar në këngë ku u krahasua me këngën e Christina Aguilera “Gettin Better”. Në gjysmë-finale ajo u pozicionua në vendin e 6, dhe arriti të kalonte në finale me një pritshmëri të madhe. Për fat të keq ajo u rendit në vendin e 16.

 

Maj 2012 – Kënga “Suus” e kënduar nga Rona Nishliu do të konsiderohej si më e mira me të cilën është përfaqësuar vendi ynë ndonjëherë. Rona arriti të vlerësohej maksimalisht nga juria e Eurovizion, dhe zëri i saj është konsideruar si më i miri. Kënga “Suus” jo vetëm që arriti në finale, por për herë të parë e pozicionoi Shqipërinë në 5 këngët më të mira të këtij kompeticioni. Për herë të parë pas Anjeza Shahinit, vendi ynë siguroi finalen për vitin e ardhshëm.

 

Maj 2018 – Eugent Bushpepa performoi me këngën “Mall”. Një performancë e shkëlqyer e këngëtarit, arriti ti rikthente Shqipërisë shkëlqimin e munguar në këtë kompeticion prej 6 vitesh. Eugent Bushpepa u kualifikua për në finale, si një nga këngët më të vlerësuara. Shpresat e Shqipërisë për tu pozicionuar në një vend të denjë janë të mëdha, dhe kjo falë Eugentit dhe zërit të tij potent.

 

Përgatiti AlpeNews.al

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here