Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare aktorja e njohur e teatrit “Migjeni” Ana Gjini ( Shala).
Ana interpretoi për 25 vite në skenën e teatrit duke realizuar 45 role. Ana, gjatë gjithë jetës së saj artistike, u shqua për profesionalizëm në interpretimin e roleve duke krijuar karaktere që kanë mbetur në kujtesën e spektatorëve.
Teatri ” Migjeni” shpreh ngushëllimet e thella familjarëve të saj.
U prehtë në paqe shpirti Juaj, Ana Gjini!