Eshte ndare nga jeta regjisori i filmave kronikale dhe dokumentare Qerim Mata (Lefter Lefteri)

0

 

 

Eshte ndare nga jeta mbremjen e djeshme regjisori i filmave kronikale dhe dokumentare Qerim Mata, i njohur si Lefter Lefteri ne filmin “I teti ne bronx”. Varrimi behet sot me date 21 mars, ora 15.00. Nisja nga Funeral Alba 2000 (pranë Medresesë) për në Varrezat e Tufinës.

 

Qerim Mata (1934-2019). Regjisor i filmave kronikale dhe dokumentare. Lindi ne Tirane, me 10 tetor. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve per aktor, filloi pune ne kinostudion “Shqiperia e re” si asistent regjisor, ndersa ne vitin 1972 xhiroi si regjisor i pavarur filmin dokumentar Motive dibrane, i cili u pasua nga 35 te tille me tema, subjekte e motive te larmishme.

Filmi muzikor Udhetim ne pranvere, 1975, fale nje strukture te lehte subjektore-rrugetimit te nje cifit te dashuruarish neper pejzazhet industrial, bujqesore e mjedisore te vendit solli disa nga kenget me te bukura te kohes.

 

Ajo qe krijon profilin e tij eshte levrimi i filmit domkumentar, ku vendin kryesor e zene shqetesimet dhe problemet qe lidhen me jeten e pertideshme te njeriut te kohes, nder ta: Neper rruget e nje qyteti, Porti i Durresit, Nje dite ne trase, Me detare e linjave te largeta, Fshati Llukaj, Tregim per njeriun e punes etj.

 

Ne vemendjen e tij jane afruar edhe tema te tjera, qofte ato nga historia dhe heronjte e saj, nga shkolla dhe mesimdhenia, fiskultura dhe sportet, arti dhe bukuria e tij e deri te mjediset dhe pejzazhet joshese te vendit, si: Lufton djali, lufton plaku, Lufton Mujo Ulqinaku, Kujdes, kujdes, Teatri partizan, Spartakiada, Valbona etj. Nje mori reportazhesh bejne pjese ne ndihmesen e tij ndaj ketij lloji te filmimeve televizive ku mund te permenden: Reportazh ne zonat e demtuara nga termeti dhe Termeti u mposht.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here