Eshte bukur te festosh me artiste te mrekullueshem si Koco Qendro!

0

 

 

 

Artisti i skenës më i vjetër në moshë dhe ende aktiv Koço Qëndro festoi ditëlindjen. Këtë 15 maj, ai mbushi 92 vjeç. Duke gëzuar shëndet të mirë që e shfaq edhe me një jetë aktive të admirueshme.

 

Pak kohë më parë, realizoi një ëndër profesionale ndoshta unike. Bashkoi energjitë me Dhimitër Orgockën dhe falë mbështetjes së teatrit Korçë rivuri në skenë komedinë ‘Kopraci’ të Molierit. Koço Qëndro thotë se e mban mend tekstin e personazhit kryesor që luan në këtë komedi, Harpagonit, përmendësh akoma edhe sot.

 

I përkushtuar në punë dhe me pasion të veçantë për historikun e teatrit ‘Andon Zako Çajupi’. Që nga vitet 1950-të kur nisi punë si aktor në teatrin e Korçës, delvinjoti me origjinë nga fshati me tradita i Senicës, i bëri vendin e duhur vetes. Me afro 120 role në një mori interpretimesh që nga skeçet, pantonimat, monologjet, paroditë, kupletet.

 

Rolet në teatër dhe film, ndonëse këto të fundit episodike por me shfaqjen e një fuqie aktoriale, mimikë ekspresive dhe shprehëse. Koço Qëndro ka ngritur bustin e tij aktorial me rolin e Harpagonit , të cilin e interpretoi me sukses të madh si në vitin 1976 edhe 30 vite më pas.

 

Meritë e Koço Qëndros, është edhe puna e jashtëzakonshme e tij për krijimin e kartotekës, dhomës muze të teatrit të Korçës dhe lëvizjes amatore. Edhe pse ka mbi shpinë 92 vite jetë, Koço Qëndro punon që të lerë sa të mundet trashëgiminë e tij me botime mbi historikun e teatrit të qytetit.

 

Koço Qëndro ka marë vlerësime si artist, por ndoshta jo aq sa duhet për sa I ka dhënë dhe vazhdon ti japë Korçës.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here