Esat Teliti (1950). Regjisor filmi ,skenarist. Lindi ne Kavaje, me 27 dhjetor. Kreu studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve,1972, dhe po ate vit u emerua ne RTSH. 1974-1975, ndoqi kursin pasuniversitar per regjisure filmi prane ketij instituti.
Me pervojen e fituar ne TVSH si regjisor ne emisione te shumellojta, ai hyri ne filmin dokumentar duke realizuar disa cikle te suksesshme, si :Historiku i Arsimit dhe i Mendimit Pedagog Shqiptar (1980-81), Drejt Pavaresise (1982), Nje jete ne fokus (1987), Ti Shqiperi me jep nder (1990-91), 7 milion ne 5 shtete (1993-94), Vite pa fund (2002) etj.
Fiton cmimin ‘’Aleksander Moisiu’’, me 1986, me regjine e ciklit Nje kronike nje teme. Ne fokusin e interesimeve te tij kane ardhur tema, motive dhe dukuri te larmishme te jetes shqiptare, ku gjejne ngahere nje kujdes te vecante portretizimet e njerezve te talentuar dhe me kontribute ne fushen e kultures, religjionit, letersise, ndertimtarise, artit, si :Dervish Shaqja, Hafiz Ali Korca, Viktor Eftimiu, Jahja Satka, Tinka Kurti etj.
Por here –here ai kalon edhe ne sinteza e trajtime poetike, ku spikati nje gjuhe filmike e pasur ne imazhe, kompozime figurative, hollesi shprehese, sikurse shihet te dokumentari Ne duhet nje Niagare, paralelizmi midis ujit dhe fisnikerise e punes se ndershme te emigranteve shqiptare.
Filma te tjere te tij jane edhe: Biografia e nje qyteti, Bukuria e nje vjeshte, Dege te nje trungu, Cika e kanges, Ai i dha gjak zemres se kombit Raut Fico, Kurre nuk eshte vone, Do te kthehem shpejt, Midis helmit dhe dafines, Ura etj.
E. Teliti eshte nje skicues kembengules i portretit njerezor ,krijon diapazone te gjera per te sjelle te dhena te shumta, kundveshtrime te larme, ndonese kjo ndonjehere ngathteson ritmin dhe krijon teprice informacioni dhe proliksitet. Intervista, vjelja e mendimit te tjetrit parapelqen me shume, ndersa teksti vjen si nje perplotesues sa i natyres tregimtare, aq edhe poetike .
Ne fushen e regjise se filmit artistik ai realizoi vetem filmin Me hapin e shokeve (1979) .E.Teliti ka jetesuar edhe disa role ne kinematografi ,ku ka deshmuar nje loje te natyrshme, sikurse u pa me figuren e njerit prej djemve te nene Pashakos ne filmin Yjet e neteve te gjata (1972), apo ne rolin kryesor te Korrieret (1976).