Epopeja e një kinemaje

0

 

 

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes çeljes së kinemasë “Majestic” që do kthehej në emblemën e qytetit dhe banorëve që do të kishin përmes saj kontaktin e parë me Perëndimin, përmes filmave të shfaqur në sallën e kësaj kinemaje i takojnë nëntë dekadave më parë. E ndërtuar në vitin 1927 me kontributin e disa atdhetarëve me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kinemaja u pagëzua me emrin “Majestic” dhe ende sot e kësaj dite identifikohet si më e vjetra në historinë e zhvillimit të kinematografisë në vend.

 

Në një qytet ku bizneset po kalonin një krizë financiare, teksa në prag të portave do të trokiste “Depresioni i Madh i viteve ’29-‘33”, kinemaja u kthye në investim fitimprurës, pavarësisht se qyteti nuk numëronte më tepër se 20.000 banorë. “Majestic” në fillimet e viteve ‘30 shfaqte filmat më të mirë të kohës, bardhë e zi, pa zë, e deri tek filmat me ngjyra. Korçarët ishin të parët u prezantuan me plejadën e artistëve më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Çharlie Çhaplin, Greta Garbo, Erol Flynn e shumë të tjerë.

 

Me një sipërfaqe prej rreth 400 m2 , kinemaja gëzonte një kapaçitet prej 300 vendesh, përfshi dhe llozhat. Një objekt unik në llojin e tij në të gjithë Shqipërinë e fillimit të dekadës së viteve’30 ndaj dhe preferohej të ishte epiqendër e çdo veprimtarie, në një qytet që nuk reshte së rendurir pas kulturës dhe të resë. Njëzet vjet pas ndërtimit, kinema “Majestic” i mbijetoi pa u dëmtuar Luftës së Dytë Botërore, për t’u shtetësuar në vitin 1947.

 

Kështu nga arenë e kulturës dhe sallë e projeksionit të filmave, kinemaja u shëndrruan në një sallë gjyqesh kundër armiqve të popullit. Vetëm në vitin 1952, “Majestic” rimori lavdinë e dikurshme duke iu rikthyer shfaqejs së filmave por me një emër të ri. Mbishkrimin “Morava” kjo kinema do ta mbante deri në fillim të viteve ’90-të.

 

Epopeja e kësaj kinemaja nuk do të përmbyllej me kaq. Dy vite pas rikonstruksionit të saj, në vitin 2003, kinemaja “Majestic Millenium” u shkatërrua plotësisht nga zjarri. Shkak u bë një shkëndije elektrike. Në këto kushte do të duhej t’i nënshtrohej një investimi të dytë që i riktheu funksionalitetin por jo suksesin. Kinemaja nuk tërhiqte shikues. Dhjetë persona në ditë nuk justifikonin shpenzimet e një salle 400 vendëshe.

 

Në vitin 2016 me anën e negociatave midis pronarëve të kinemasë dhe Bashkisë Korçë u bë e mundur rihapja e kinemasë pas një investimi të përbashkët nga dy partnerët. Sot kinemaja ka një kapaçitet prej 1200 vendesh me të gjitha standardet e një kinemaje moderne, që përcjell të kaluarën historike të ndërthurur me bashkëkohoren, e denjë për një simbol emblematik të qytetit të Korçës.

Përgatiti: L.S.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here