Elvira Diamanti (1962). Aktore. Lindi ne Vlore, me 30 nentor. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve, me 1986 filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor.
Interpretoi kryesisht role me kahe pozitive, vajza romantike e te dashuruara, jo rrallehere edhe me fund dramatik a tragjik. Loja e ndjere, por e flirtuar nga logjika dhe qasjet racionale u be elementi i saj shprehes dhe fitoi cilesi rol pas roli.
Ajo mundi te jape ne skene tronditjen qe vinte prej balades ngjethese te oralit shqiptar, “Kostandinit dhe Dhoqines”, ne inskenimin e noveles Kush e solli Doruntinen te I. Kadarese (1988).
Dy vjet me vone i dha jete nje personazhi tjeter kompleks, Margarites qe vinte serish nga nje tjeter novele e Ismail Kadarese, Nate me hene (1990), ku spikati per emocionalitetin poetik dhe kthjelltesine e aktrimit te saj ne figuren e krijuar.
E. Diamanti ka luajtur me sukses edhe ne 12 filma. Bukuria, hijeshia dhe portreti i saj fotogjenik, tok me inteligjencen per te kuptuar piken e rendeses se rolit, e kane bere terheqes aktrimin te saj para kameres.
La mbresa te forta me rolin e Marigose te Perralle nga e kaluara (1987), me te cilin fitoi cmimin ne Festivalin VIII te Filmit Shqiptar .Ajo arriti te nenvizoje permes ketij roli idene e Ilirise dhe te personalitetit te femres, ne nje shoqeri ku sundojne marredheniet patriarkale dhe ku fati paracaktohej prej autoritetit prinderor.
Ne aktrimin e saj verehet shfrytezimi me zgjuarsi i kundershtive dhe i rrafsheve diversive midis dramatikes dhe komikes, duke imesuar me fort elementeve te satires’, po aq pjese e bukurise se lojes se saj behet edhe aftesia per te gershetuar me sens anet psikologjike te perjetimit me peshtatjen elegante ndaj groteskut sa i takon marredhenieve me personazhet e tjera.
Me rolin e Mukadesit ne filmin Dasma e Sakos (1998), permes nje loje te kahut psikologjik paraqiti tipin e gruas se poshteruar, qe kerkonte te realizonte dashurine e saj te shtypur duke pohuar, si kundervenie, fertilitetin dhe instinktin e saj prej gruaje pjellore. Ne vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatrit Kombetar te Kukullave ne Tirane.