Eglantina Kume (1950)

0

 

 

Eglantina lindi në Durrës më 21 janar të vitit 1950. Ka interpretuar në disa filma si, “Duel i heshtur” (1967), “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967), “Lugina e pushkatarëve” (1970), “Yjet e netëve të gjata” (1972), “Zemra që nuk plaken” (1977).

 

Eglantina Kume është një nga protagonistet e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen”, i xhiruar në vitin 1967 nga regjisorët Piro Milkani dhe Gëzim Erebara. Filmi, që u kushtohej dy dëshmoreve gjirokastrite, u hoq shumë shpejt nga repertori i kinemave, për shkaqe të kohës që kaloi, ndërsa jehona e tij vazhdoi shumë më gjatë edhe në … Kinë.

 

Në një intervistë, aktorja Eglantina Kume rrëfen historinë e saj artistike, por edhe atë të familjes dhe të jetës së saj, që nuk vijoi në brazdën e kinemasë. E qetë dhe me një nur të pandryshuar nga mosha 17-vjeçare, kur interpretoi rolin e jetës së saj, Egla edhe tani që ka lënë pas 68 vjetët, është një grua tërheqëse që bie në sy.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here