Edmond Budina, regjisori punëtor i skenës shqiptare

0

 

 

Në plejadën e aktorëve shqiptar, ai renditet si një nga aktorët më të talentuar të skenës shqiptare. Rolet e tij fillojnë nga komedia e vazhdojnë me rolet dramatike. Regjisori dhe aktori i mirënjohur ka spikatur në jetën artistike, si një nga artistët që ka sjellë projekte që janë vlerësuar në kinematografi.

Edmond Budina 1952 ka lindur më 21 mars 1952. Më 1974 kreu Institutin e Larte te Arteve dhe më filloi pune si aktor në Teatrin Kombetar. Edmond Budina, është njëri ndër aktorët, skenaristët dhe regjisorët, më të njohur të skenës shqiptare dhe më gjerë. Pasioni dhe talenti i tij në aktrim spikati që në vogëli.

I diplomuar në Akademinë e Arteve, ka punuar për vite me radhë si aktor dhe regjisor në Teatrin Kombëtar, në të cilin ka qenë edhe anëtar i Këshillit drejtues Artistik. Ka bashkëpunuar me shumë gazeta duke mbuluar teatrin, kinematografinë dhe televizionin, ka dhënë mësim në universitetin e Tiranës ku është zgjedhur edhe si përfaqësues i profesorëve për takimin e dhjetorit 1990 me presidentin e asokohe Ramiz Alia për t’i kërkuar pluralizmin politik.

Ka emigruar në Itali në vitin 1992, me operacionin C.O.R.A. (për riatdhesimin e familjeve italo-shqiptare), ka pasur një rol edhe në filmin Tickets të regjisorit të madh Ken Loach, dhe në vitin 2003 ka realizuar filmin e tij të parë me metrazh të gjatë, Lettere al vento.

 

Kinematografia

Ka interpretuar shumë role si në teatër ashtu edhe në filma ku spiktati për mjeshtërin e tij në lujtjen e roleve. Roli i tij i parë në kinematografi është roli i partizanit në filmin “Dollia e dasmës sime” në vitin 1978.

Rolet që do të vijojnë më von janë shumta, të tillë role si roli i Baliut në filmin “Nusja” në vitin 1980, roli i Kreshnikut në filmin “Vendimi” në vitin 1984, roli i Brenkës në filmin “Muri i gjallë” në vitin 1980.

 

Teatri

Teati është edhe fillimi i karrierës artistike për artistin. Teatri është vendi ku Edmondi u vlerësua edhe nga publiku. Interpretoi disa role të suksesshme në skenen e teatrit, kryesisht figura te rinjsh optimiste, me një kënvështim ndryshe, ku ndër to mund të përmendim:Brahushi te Kulla e Hutajve, Visari te Komunistet e Ruzhdi Pulahes, Ismail Qemalit tek “Udha e flamurit”e Mirosh Markaj, Adem Adashi te dramatizimi i romanit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” e Dritero Agollit, Jovani te Ne prag te jetes, Luani te shtepia me dy te porta e R. Pulahes, Huan Salsedo te Monserati, Jani te Karnavalet e Korces e Spiro Comores etj.

Roli i Ferdinandit në dramën “Intrige e dashuri” (nen titullin: Luiza Miler) te F. Shilerit, me patosin tragjik dhe depërtimin ne anet rebele te personazhit, sikurse theksat ne dilemat dhe vuajtjen e tij, ishte nje hop i ndjeshem drejt vlerave te epërme aktoriale qe realizoheshin asohere në këtë trupë.

 

Regji

Në vitin 1990 inskenoi si regjisor novelen “Nate me hene” të Ismail Kadarese, e cila shënoi haptazi, edhe ne art, fale nje aludimi te qarte e pa medyshje, kundershtimin ndaj diktatures dhe vete diktatorit ne Shqiperi. Alegoria e vepres per dhunen psikologjike te ushtruar ndaj personalitetit te femres (gjerazi per njeriun), kori i grave net e zeza (e liga, e shemtuara, e uleta), si dhe mesazhi per emancipim shoqeror, moren jetë përmes qasjeve, simboleve e figurave të kuptueshme regjisoriale. Ka luajtur edhe ne disa filma si Fijet qe priten, Vendimi, Dollia e dasmes sime, Muri i gjallë etj.

 

Jeta jashtë skenës

Budina u be nje nga nismetaret e themelimit te Partise Demokratike ne Shqiperi, duke u angazhuar ne ndryshimet demokratike qe ndodhen ne fillim te viteve ’90. Me 1992, emigroi ne Itali ku edhe jeton. U aktivizua aty ne serialin televiziv italian “Un posto al sole”.

Me 2004, xhiroi si regjisor filmin Letra ere, bashkeprodhim italo-shqiptar, qe u mireprit nga kritika dhe shikuesit per tisin poetik dhe vizionin, duke u sjelle ne optrine e trajtimit te tij regjisorial dukuri te mprehta sociale te tranzicionit postkomunist ne Shqiperi, sikurse qene dashuria e prindit ndaj femijes, deshperimi i humbjes, krimi i organizuar, kaosi social dhe lendimet qe vijne prej tij, emigracioni i pa kontrolluar etj.

 

Filmi ka fituar Cmimin e pare ne Festivalin e Galios, Itali.

/Pol-al.com/Marinela Lamçe

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here