Edmond Budina (1952)

2

 

 

Edmond, Budina. Aktor, regjisor. Lindi ne Tirane, me 21 mars. Kreu Institutin e Larte te Arteve *, me 1974, dhe filloi pune si aktor ne Teatrin Kombetar *. Luajti disa role te suksesshme ne skenen e teatrit ,kryesisht figura te rinjsh optimiste, qendrestare ,rendom te kahjes heroike e romantike, nder to: Brahushi te Kulla e Hutajve, Visari te Komunistet e Ruzhdi Pulahes *, Ismail Qemalit tek Udha e flamurit e Mirosh Markaj*, Adem Adashi te dramatizimi i romanit Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo e Dritero Agollit *, Jovani te Ne prag te jetes, Luani te shtepia me dy te porta e R. Pulahes, Huan Salsedo te Monserati, Jani te Karnavalet e Korces e Spiro Comores* etj.

 

Roli i Ferdinandit ne dramen Intrige e dashuri (nen titullin: Luiza Miler) te F. Shilerit, me patosin tragjik dhe depertimin ne anet rebele te personazhit, sikurse thekset ne dilemat dhe vuajtjen e tij, ishte nje hop i ndjeshem drejt vlerave te eperme aktoriale qe realizoheshin asohere ne kete trupe. Ne vitin 1990 inskenoi si regjisor novelen Nate me hene te Ismail Kadarese*, e cila shenoi haptazi, edhe ne art, fale nje aludimi te qarte e pa medyshje, kundershtimin ndaj diktatures dhe vete diktatorit ne Shqiperi.

 

Alegoria e vepres per dhunen psikologjike te ushtruar ndaj personalitetit te femres (gjerazi per njeriun), kori i grave ne te zeza (e liga, e shemtuara, e uleta), si dhe mesazhi per emancipim shoqeror, moren jete permes qasjeve, simboleve e figurave te kuptueshme regjisoriale. Ka luajtur edhe ne disa filma si Fijet qe priten, Vendimi, Dollia e dasmes sime, Muri i gjalle etj. E. Budina u be nje nga nismetaret e themelimit te Partise Demokratike ne Shqiperi, duke u angazhuar ne ndryshimet demokratike qe ndodhen ne fillim te viteve ’90. Me 1992, emigroi ne Itali ku edhe jeton. U aktivizua aty ne serialin televiziv italian Un posto al sole.

 

Me 2004, xhiroi si regjisor filmin Letra ere, bashkeprodhim italo-shqiptar, qe u mireprit nga kritika dhe shikuesit per tisin poetik dhe vizionin, duke u sjelle ne optrine e trajtimit te tij regjisorial dukuri te mprehta sociale te tranzicionit postkomunist ne Shqiperi, sikurse qene dashuria e prindit ndaj femijes, deshperimi i humbjes, krimi i organizuar, kaosi social dhe lendimet qe vijne prej tij, emigracioni i pa kontrolluar etj. Filmi ka fituar Cmimin e pare ne Festivalin e Galios, Itali.

 

 

SHARE

2 COMMENTS

  1. Ne shkrimin per kete aktorin, c’do te thote fjala “optrine”? – rreshti i katert nga fundi i artikullit. Nuk ka fjale ship “optrine”. Ndoshta e keni fjalen per “optiken”!? Dhe kjo, jo nje fjale shqip po te pakten me kuptim, ne kuadrin e permbajtjes.
    Po ashtu ne fjaline e varur si me poshte: ” sikurse qene dashuria e prindit ndaj femijes”, fjalia e trete nga fundi i artikullit, koha e foljes eshte jo korrekt. duhet shkruar “sikurse jane”. Dashuria e prindit ndaj femijes nuk ka te shkuar ose te ardhme, eshte njithnje presente dhe e vazhduar.

    Pak me respekt per gjuhen shqipe! Te shkruarit bukur fillon me te shkruarin sakte!

    • Zonja Anila para se te korigjosh te tjeret korigjo veten tende njehere qe na flet per gjuhen shqipe…eshte njithnje presente dhe e vazhduar.
      Mos duhet te ishte gjithnje ajo qe ke thene njithnje dhe fjala present mos duhet te jete prezent….

Leave a Reply to Anila Ramaliu Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here