(Me rastin e 77- vjetorit të atentatit ndaj Perandorit Fashist Viktor Emanueli i III dhe ekzekutimit të Heroit te Popullit Vasil Laçi)
Por ç’ndodhi, vallë, ç’ndodhi?
Çfarë ishte ai gjëmim?
Nga turma dikush doli,
Shpërtheu flakë e tym.
Buçiti një revole
E fshehur midis lulesh.
Vrapo, o plumb, vrapo,
Mbi mbretin të ngulesh!
77 vjet më parë, në 17 Maj 1941, Vasil Laçi (Hero i Popullit) kreu një atentat ndaj Perandorit të Italisë Fashiste ,Viktor Emanuelit III, në çastin kur ai po largohej nga Shqiperia , pasi kishte qënë për një vizitë zyrtare që prej datës 10 Maj 1941.
Po si ndodhi ky akt, të cilin fashistët nuk e kapërdin dot? Pak histori rreth fillesave të pushtimit italian. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste i ka fillesat qysh në mesin e viteve ’20, kur Ahmet Zogu rrëzoi Qeverinë e Nolit, e cila, për hir të së vërtetës, kishte bërë gabime trashanike, si në politikën e jashtme, ashtu dhe në atë të brendshme.
Disa faktorë që ndikuan në rrëzimin e Nolit dhe triumfin e “Legalitetit” ishin se; Qeveria e Nolit ndoqi një politikë hakmarrëse ndaj kundërshtaëve politikë. Kjo qeveri nuk organizoi zgjedhje brenda 6 muajsh, me qëllim që të legalizohej si një qeveri e ligjshme . Noli firmosi një marveshje me ambasadorin sovjetik në Romë dhe Tirana u vizitua nga një delegacion komunist i nivelit të ulët.
Noli në Nëntor 1924 mbajti një fjalim ne Lidhjen e Kombeve duke u tallur me Anglinë dhe Francën. Dhe faktori më kryesor ishte se qeveria e Nolit nuk i dha koncensionin e vajgurit shoqërisë britanike “British Petroleum” (Shih librin “Ballafaqime Politike në Shqiperi”, Autori Sejfi Vllamasi, fq. 431, Botuar në Tiranë viti 2000 nga “Nereida”).
Me te ardhur në pushtet, Ahmet Zogu i nisi një telegram Musolinit, ku i kërkonte bashkëpunim midis dy vëndeve. Musolini u përgjigj menjëherë telegramit, duke njohur qeverinë e Zogut dhe duke u zotuar për lidhjen e aleancave të reja ushtarake dhe politike. Në muajin Maj 1925, Italia filloi depërtimin në jetën kombëtare të Shqipërisë, që do të kulmonte katërmbëdhjetë vjet më vonë me aneksimin e plotë të saj.
Hapi i parë i madh ishte marrëveshja mes Romës dhe Tiranës, që lejoi Italinë për të shfrytëzuar burimet minerare të Shqipërisë. Pas kësaj, Parlamenti i Shqipërisë, në Shtator 1925, ra dakord për t’i besuar italianëve ngritjen e Bankës Kombëtare Shqiptare. Kjo bankë zyrën e saj kryesore e kishte në Romë, nga ku italianet e kontrollonin atë plotësisht. Qëllimi i vërtetë ishte grumbullimi dhe përvetësimi nga italianet i frangave të arit dhe zëvendësimin me franga letër.
Po në këtë vit themelohet SVEA, Shoqeria Italiane për Zhvillim Ekonomik të Shqipërisë. Si mjet kryesor për zhvillimin e ekonomisë shqiptare që ishte gati e rrënuar, SVEA kishte dhënien e kredive, por normat e interesit ishin shumë të larta dhe shpesh ato nuk shkonin në destinacion. Në industri, kompanive italiane u dhanë disa miniera si ajo e Selenicës dhe vendburime nafte e vajguri si në Devoll dhe në Kuçovë.
Paktet me Musolinin kulmuan më 27 nëntor 1926, me nënshkrimin e Paktit Ushtarak midis Italisë dhe Shqipërisë, ku “de facto” Shqipëria kalonte në një protektorat italian. Në këtë aleancë u vendos që Shqipëria do të mbante deri 6000 ushtarë dhe 675 oficerë, ku 280 prej tyre do të ishin italianë. Të gjitha këto kontrata dhe pakte të njëanshme çuan në 7 Prillin e vitit 1939, pra në zhdukjen përfundimtare të sovranitetit kombëtar të Shqipërisë dhe me pushtimin e saj nga Italia.
Në Ditarin e lënë nga Konti Ciano paraqiten shumë detaje rreth këtij pushtimi, ku si arkitekt i vërtet i tij del Ciano, një antishqiptar i tërbuar, që nuk e fsheh përbuzjen ndaj shqiptaëve. Kjo u vu re dhe gjate vizitave te tij disa javë pas pushtimit, kur ai u prit me pompozitet të madh aq sa në disa raste iu shtrua si qilim flamuri kombëtar shqiptar. Pasi Gjermania aneksoi Austrinë, Italisë fashiste iu shtua oreksi për pushtimin e Shqipërisë.
Kështu në fillim të vitit 1939, dy ideatorët për këtë pushtim ishin ministri i jashtëm i Italisë, Konti Ciano, si dhe vetë Musolini. Ndërsa Mbreti Viktor Emanueli III fillimisht ishte kundër, duke e quajtur një risk të madh. Në 25 Mars 1939 Italia fashiste i dërgon një ultimatum Shqipërisë.
Plani ishte për marjen e kontrollit të plotë të Shqipërisë, gjë që, fillimisht, Zogu e kundërshtoi. Plani origjinal italian ishte që në pushtim të mernin pjesë deri në 50.000 burra, të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 aeroplanë. Në fund forca ushtarake u rrit në 100.000 njerëz, të mbështetur nga 600 aeroplanë si dhe 11 000 kolonë italianë.
Më 7 prill trupat e Musolinit, të udhëhequr nga gjeneral Alfredo Guconi, sulmuan Shqipërinë, duke zbarkuar në të gjitha portet shqiptare në të njëjtën kohë. Zbarkuan 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 në Bishtin e Pallës. Në Durrës, Vlorë dhe Sarandë u zhvillua një rezistecë e armatosur e patriotëve shqiptarë.
Në Durrës morën pjesë 360 patriotë, të udhëhequr nga Abaz Kupi dhe Mujo Ulqinaku. Rezistenca zgjati për disa orë. Italianet u smbrapsën disa herë. Me vrasjen e Mujo Ulqinakut dhe zbritjen e tankeve në tokë, rezistenca u shkërmoq. Italianët e pushtuan Shqipërinë brenda 3 ditëve. Ky pushtim i tronditi shumë patriotët shqiptarë, të cilët organizuan disa protesta dhe demostrata. Më të njohurat ishin ajo e 28 Nëntorit 1939 në Korçë, por dhe në Tiranë më 28 Tetor 1940.
Në kundërpërgjigje, italianët arrestuan disa patriotë dhe i internuan në burgjet e Italisë, kryesisht në ishullin e Ventotenes . Ndër patriotët e arrestuar qenë: Faslli Frashëri, Llazar Fundo, Abaz Ermenji, Stavro Skëndi, Selman Riza, Dan Hasani, Shaqir Curri (nipi i Bajram Currit). Ndërkohë ishte krijuar dhe formacion i parë i armatosur antifashistë i Myslim Pezës.
Urrejtja në popull ishte shtuar dhe kjo kulmoi me atentatin që Vasil Laçi i bëri Mbretit fashistë, Viktor Emanuelit të III. Po kush ishte Vasil Laçi? Vasili ishte një djalë nëntëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Piqeras (Porto- Palermo) i Sarandës, fare i panjohur për atë kohë. Ai ka lindur me 15 Shtator 1922, disa muaj më pas se i ati i tij, Mihali, të ndërronte jetë. Vasili u rrit nga nëna e tij, Vitori Laçi. Sipas kujtimeve të motrës së Vasilit, Eftiqia (Laçi) Zaho, babai i tyre ka qënë marinar.
Urrejtjen ndaj pushtuesve dhe patriotizmin familja e tyre e ka pasur traditë. Ajo kujton se i ati i Vasilit, Mihal Laçi ka mbytur një anije ushtarake italiane ( bëhet fjalë pas Luftës së Parë Botërore, rreth vitit 1920). Ndërsa nëna e Vasilit, Vitori Laçi thotë: ” Vasili lindi jetim dhe shumë i varfër. Ai ishte i shkathët, i zgjuar dhe krenar, por bujar dhe i dashur me shokët. Edhe copën e bukës e ndante me ata që nuk kishin. Shkollën fillore e kreu në fshat në Piqeras dhe i pëlqente të lexonte libra”. Pushtimi fashist e gjeti ne Tirane,ku, fillimisht, ishte i punesuar ne nje familje tiranase, ajo e Sami Kokës, nje ish oficer Zogist i internuar ne Itali.
Ja si e kujton Genci, djali i familjes Koka kete dite: “Me Vasilin jam njohur për herë të parë aty nga muaji maj i vitit 1939, kur ai erdhi për herë të parë në shtëpinë tonë. Në atë kohë, familja jonë banonte në një shtëpi dykatëshe dhe me oborr, e cila ndodhet edhe sot, por e rrënuar, diku në fund të Rrugës së Kavajës, fare pranë Muzeut të Shkencave të Natyrës.
Ajo shtëpi ishte e Qeramudin Sulos dhe ne banonim aty si qiraxhinj që nga viti 1937, kur babai ynë ishte zv/shef i Shtabit të Shtatmadhorisë dhe komandant i kufirit të Mbretërisë së Zogut”. Fillimishte ai punoi ne kete familje, pastaj, sipas Genci Kokes: “…Vasili kërkoi vetë të ikte nga shtëpia jonë, edhe pse nëna nuk donte. Kjo gjë ndodhi rreth 15 ditë përpara se ai të bënte atentatin.
Në atë kohë që u dha lajmi, se Mbreti Viktor Emanueli do vizitonte Shqipërinë, Vasili shkoi dhe bisedoi me pronarin e hotelit “Internacional”, zotin Çano, i cili e pranoi atë në punë pa asnjë lloj rekomandimi. Ajo gjë u bë pas një telefonate të nënës sonë, e cila i tha atij se Vasili ishte xhevahir djalë…” Po ne kete shkrim, kemi te dhenen e vetme se si Vasili ka siguruar armen per atentatin.
Menyra e sigurimit te armes nuk eshte pasqyruar ne asnje dokument italian. Si duket kjo ka te beje me vendosmerinë e Vasilit per te mare gjithçka mbi supet e tij. Ja si kujton Genci Koka po ne kete shkrim: “…Edhe pasi filloi punë aty, Vasili vinte përsëri në shtëpinë tonë dhe tre, katër ditë para ngjarjes, teksa ishim duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, ai i kërkoi vëllait tim, Pëllumbit, që t‘i jepte një revolver.
Ne në atë kohë kishim disa armë të llojeve të ndryshme, të cilat ishin në gjendje pune dhe gjithashtu një koleksion të vjetër armësh, si ajo e Tafil Buzit, shpata e Marko Boçarit, e gjyshit tonë etj. Pëllumbi i tha Vasilit të zgjidhte këtë të donte se ai i kalonte çdo ditë në duar ato, duke i fshirë nga pluhurat. Vasili kërkoi Beretën që ishte e vogël dhe unë u ngjita sipër e ia solla ashtu siç më tha vëllai im.
”Në ditarin e mbajtur nga Kontit Ciano thuhet se; Mbreti arriti ne Shqiperi ne daten 10 Maj 1941 Ciano kujton se, kur mbreti zbriti nga avioni ne Laprakë, ishte nje kohe e ftohet binte shi , por kjo nuk ndikoi qe rruget te ishin te mbushura me njerez qe brohorisnin (Qeveria Kuislinge dhe fashistet kishin mare dhe detyruar shume banore me force te dilnin neper rruge, disa duke dhe i shperblyer me te holla).
Mbreti ishte me nje humor te mire. Ai, sipas Cianos nuk e kishte menduar se do ta gjente Shqiperin kaq te zhvilluar dhe kaq te begatë dhe pjellore. Ne mendjen e tij ishte krijuar ideja se Shqiperia ishte nje cop shkemb, ashtu si Mali i Zi. Mbreti ishte shume i sjellshem me mua,- tregon Ciano. – Ai thoshte ne menyre te perseritur se isha une, i cili kisha ndertuar Shqiperinë dhe ai mundohej ne çdo menyre t’u fliste miqve mire per mua.”
Ne 11 maj Mbreti qendroi ne Tirane per fundjave, nen shoqerinë e Kontit Ciano dhe te Kryeministrit kolaboracionist Shefqet Verlaci. Ai vizitoi ne fillim Xhaminë, pastaj Katedralen Ortodokse si dhe ate Romane, ku u prit me mirseardhje nga kleri i larte. Radiot Gjermane e dhane lajmin se Mbreti mberriti ne Shqiperi diten e Shtune me 10 Maj dhe u prit me pompozitet dhe mireseardhje.
Sipas Cianos ceremonia u mbajt ne Pallatin Mbreteror (i cili u hap per here te pare per ndere te mbretit) dhe shkoi shume mire. Pas ceremonisë, munguan disa luge dhe pironj si dhe disa sende argjendi. Po kjo nuk e zbehu aspak situaten e “mikrpitjes”. Me daten 14 Maj mbreti vizitoi nje numer pikash pergjatë frontit me ushtrinë greke, ku qendroi dhe ne nje Manastir , i cili gjendej ne nje koder afer Kelcyres, ne luginen e Deshnices.
Ky ishte ne zonen ndermjet lumit te Vjoses dhe Osumit, ku greket pretendonin se kishin bere nje nga betejat me te medha ne histori qe nga 9 Marsi deri ne 14 Mars 1941. Ne 17 Maj nje djal i ri nga fshati Piqeras afer Porto Palermos, i quajtur Vasil, Laçi shtiu kater here me pistolet makinen ku ishte mbreti Viktor Emanueli i III me kryeministrin kolaboracionist Shefqet Verlaci, ne kohen kur makina ishte drejtuar nga qendra e Tiranes per ne aerodromin e Laprakes. Atentatorit i mungoi shenjestra.
Ai ishte veshur me kostum kombetar shqipetar. Atentati u mbajt sekret nga italianet per gati nje jave. Vetem pas nje jave agjencia shteterore “Stefani” , duke cituar komunikaten e leshuar ne Rome, e pershkroi atentatorin ne fillim si nje grek, pastaj si nje greko- maqedonas , me vone edhe si nje rus me emrin Mihajllov Vasil Llaci.
Italianet i serviren shtypit te kohes lajme kontradiktore duke dhene si motiv te atentatit absurditete. Ata pretendonin se Vasili ishte nje poet maniak, i cili per shkak se nuk i ishin botuar poezitë, kreu atentat kundra mbretit. Ne fund agjencia shteterore “Stefani” e instruktuar dhe nga Qeveria Italiane dha si version se Vasil Laci kishte dashur te vriste Kryeministrin Shefqet Verlaci.
Kjo, per arsye se nuk i ishte gjetur pune nga Qeveria e kohes. Keto lajme konfuze agjencia “Stefani” dhe gazetat e kohes i dhane me qellim qe te nderpresnin festimet dhe bujen qe kishte fituar atentati Vasil Lacit ne popullin shqiptar. Ciano, ne ditarin e tij te mbajtur ne 17 maj, atentatin e Vasilit e quan nje “incident”. Ai eshte aq i pasaktë, sa vazhdon ta quajë Vasilin nje poet, i cili ishte zhgenjyer nga mosbotimi i poezive dhe vendosi te kryej atentatit ndaj Perandorit per shkak te ketij zhgenjimi.
Ne fund te ditarit Ciano mundohet ta paraqesë situaten te qete, duke cituar Viktor Emanuelin, i cili, ne bisede e siper, i kishte thene Verlacit me shaka: “Ai djali ishte shume i dobet ne shenjester” Nderkohe, kishte dhe variant tjeter te atentatit. Kjo sipas Adjutantit te Viktor Emanuelit te Trete, Gjenerali Paulo Punioni, i cili ,po ate mbremje, do te shkruante ne Ditarin e tij : “17 Maj 1941. Ne oren 13: 50 sovrani niset ne forme zyrtare nga Shqiperia.
Kur kishte mberritur ne nje largesi jo te madhe nga aeroporti, ndodhi nje atentat i kryer nga nje shqipetar, i cili qelloi kunder makines me pese te shtena pistolete. Kater qelluan automobilin….Pas te shtenave ndodhi nje konfuzion i madh…” Ate dite monarku italian shpetoi vetem pse nderhyri nje oficer qe u ndodh prane atentatorit ne çastin kur ai qelloi.
Nderhyrja e oficerit ndryshoi drejtimin e plumbave, por njeri prej tyre shpoi gomen e vetures, tjetri ra mbi rrethin metalik te gomes tjeter. Dy te tjeret gjithashtu preken metalin, bile njeri ra mbi parafango. Nga frika “perandori” nuk lejoi te ndalej makina, nuk la as Verlacin qe e shoqeronte, te zbriste e te merrte masat e duhura ne shenje bindjeje ndaj padronit. Vetura me gomat e shpuara arriti deri ne aeroport, prej nga Viktor Emanueli u nis per ne Rome, i pushtuar nga tmerri. Konti Cianio kete ngjarje e quajti me pak fjale “Nje njolle qe prishi kuadrin e sukseseshem te vizites”. Por deshmitaret okularë thane se Vaslili, para se te qellonte, therriti : ” Rrofte Shqiperia”.
Ai u kap dhe u turturua qe ne rruge. Me çeshtjen e tij u muar policia e fshehte (SIMI). Ajo perdori te gjitha mjetet se mos pas atentatit fshihej ndonje organizatë antifashiste apo ndonje dore e huaj. Por Vasil Laçi me nje vendosmeri heroike refozoi sqarimet e kota dhe perseriste te njejten pergjigje ” E BERA PER SHQIPERINE”.
Kur i çonin laps e leter ne qeli qe te bente deklarata ai i mbushte keto me parrulla antifashiste…. Pasi u binden se Vasili kishte vepruar i vetem, fashistet organizuan nje gjyq farse ne menyre te shpejte, duke i nderruar identitetin Vasilit, me qellim qe te dukej si nje atentat i kurdisur nga dora e huaj. Dokumentet italiane ne AQSH e paraqesin keshtu denimin dhe ekzekutimin e tij.
Pasi u denua me vdekje me Vendim Nr. 227/41, Date 26 Maj 1941, nga Gjyqi Ushtarak i Fuqive te Armatosura te Njihsueme te Shqiperise, Francesko Jakomoni, Mekembesi i Pergjitheshem i Viktor Emanuelit te Trete nxori nje Dekret ne menyre te rrufeshme me 26 Maj 1941, i cili Miratonte Vendimin e Gjykates Ushtarake kunder Vasil Lacit dhe urdheronte ekzekutimin e tij.
Mbasi u nxuar i denuari Vasil Mihailloff Llaçi nga cela tue qene i shoqenuem prej rojes se burgut ju kendue te denuemit nga ana e togerit Pricolo Giovanni, funksionar i Gjykates Ushtarake, aktgjykimi i Gjyqit ne fjale, gjithashtu ju lexue dhe Dekreti i Mekembesit te Pergjitheshem te tij, Mbretit Imperator, qe urdheron ekzekutimin e ketij vendimi. Si mori fund keshillimi fetar, u shoqerue ne trikembeshin e pregatitun, ku i denuemi tha disa fjale (Fjalet e fundit ishin: “Poshte Fashizmi! Rrofte Shqiperia!”); mbas ketyne u var me ndihmen e xhelatit…
Por me ke kishte lidhje Vasil Laçi? Me zogistet, me komunistet? Ne fakt eshte vete ish udheheqësi komunist, i cili gjate nje takimi me nenen dhe motren e Vasilit Laçit, Vitori Laçi dhe Eftiqi (Laçi) Zaho mbajtur me 5 Maj 1976 gjate vizites bere ne shtepin e Eftiqi Zahos ne Durres, ku ai pranon se Vasili nuk ka patur lidhje me grupet komuniste dhe se ka vepruar i vetem por le ta citojme : “Kur Vasili kreu atentatin kundër mbretit të Italisë, unë isha në Tiranë ilegal, se më ndiqnin.
Në atë moment ndodhesha në një shtëpi në fund të rrugës së Durrësit tek Esat Dishnica dhe po bisedoja me të, po i flisja se ne nuk ishim akoma të organizuar, megjithatë, i thashë, po sikur t’i bëjmë ndonjë gjë këtij “qeni”, Viktor Emanuelit, atë ditë që do të ikte. Kur, ja, krisi pushka dhe ne u ngritëm në këmbë. “Mos bënë atë që duhej bërë”, thashë unë. Vallë kush qenë ata që e bënë këtë atentat, se të gjithë ne, komunistët e grupeve, ishim në lidhje me njëri-tjetrin dhe dinim çdo gjë që do të bënim.
Nxora kokën në dritare dhe pashë një katrahurë të madhe. Rrugëve rendnin me vrap milicë e karabinierë. U rrethua gjithë mëhalla. Çfarë të bënim që të merrnim vesh ç’kishte ndodhur? Pak më vonë mësuam se si një djalë i ri nga Bregu i Detit kishte qëlluar me armë mbretin e Italisë. Ca thoshin se atentatori e vrau, ca të tjerë thoshin e plagosi.
Një entuziazëm të madh kishte kudo në popull. Si e thonë?, pyeta unë. Vasil, — më thanë, — dhe e arrestuan, nuk e vranë. Atë ditë lajmërova shokët, i pyeta në kishte njeri lidhje me Vasilin dhe njëri prej tyre më thotë se kishte pasur muhabet me të dhe në bisedat që bënin, Vasili fliste me urrejtje kundër fashizmit.
Këto ndjenja e shtynë atë të qëllonte kundër mbretit okupator. Pra eshte e qarte, per Vasilin nuk kanë patur rendesi bindjet politike, qofte komuniste, apo zogiste, apo balliste. Diçka tjeter e ka shtyre ate per te kryer kete akt patriotik. Dhe keto ishin idealet kombetare.
Jehona e atentatit te Vasilit u perhap dhe jashtë Shqiperise. Per te shkruajten shume gazeta perndimore, por sigurisht pati ndikim dhe propaganda fashiste italiane dhe mjegulla qe ata perhapen me ane te shtypit te shkruar dhe radios si dhe agjencise shteterore te lajmeve “Stefani”.
Disa nga gazetat që shkruan ishin: Gazeta e Pensilvanisë ” Mount Carmel Item” e dates 24 Maj, me titull ” Mbreti Viktor Emanueli i Trete i shpeton plumbit gjate vizites ne Shqiperi”. Gazeta e Teksasit “Victoria Advocate” e dates 25 Maj 1941, ne faqen 6 shkruan: “Qellohet Mbreti i Italise ne Shqiperi”.
Po keshtu dhe prestigjozia “Time Magazine” e dates 2 Qeshor 1941, ne rubriken per “Malin e Zi dhe Dalmacinë” shkruan se; “… 19 vjeçari Vasil Laçi qelloi Perandorin e Italise, 71-vjeçarin Viktor Emanueli III gjate vizites qe ky po bente ne Shqiperi…”, Kete ngjarje e pasqyruan edhe shume gazeta dhe radio te tjera si ne Europë dhe jashte saj.
Akti i Vasil Lacit menjeherë u lartesua ne kenge. Edhe sot banoret e Piqerasit kujtojne vargjet e nje kenge;
“Ne 1941 Maji 17;
Per vizitë ne Shqiperi, Seç erdhi Viktori vetë;
Qeveri e asaj kohe E kish ftuar per davet;
Vasil Laçi, djalë i ri, Me nje buze duke qesh;
Nxorri rovolen nagand Dhe qellon mbi veturet;
Shqipetaret s’jane mesuar, Nuk durojne shtypje dhe mbret;
Kur te shpune ne litar, Ngele i paperkulur;
Kreher kerove te kriheshe, Te vdisje i bukur;
Priftin me kryq e perbuze , Poshte tradhetaret;
Neneja, kur e degjoi, Hallall ta beri gjirin;
I pavdekur do te ngelesh, Trim Vasil i nenes;
Piqerasi te kish rritur, Populli te beri hero”.
Ndersa rapsodi nga veriu me zerin virtuoz te kengëtares matjane Ferida Kurti, do ti kendonte:
“U mbush Tirana në të katër cepa/ Me ushtar me bajoneta;
Re të zeza kanë veshë qellin/ Nuk e di pse është zënë Dielli;
Që nga Dajti në buzë të detit i bënë ushtria roje Mbretit;
Me bajoneta populli shtyhet, një dallgë deti mbi ta ngrihet;
Ndalu mbret se ketu nuk eshte Roma, po janë malet dhe tokat tona.
Fatkeqesisht, sot ne fshatin e lindjes, ne Piqeras, nuk ka asnje muze qe te perkujtoje vepren e Vasil Lacit. Banoret kujtojne se dikur aty ka qene nje muze, por dora vandale e shkaterroi ne fillim te viteve 1990. Mos ,valle, ka ardhur koha per rindertimin e tij perseri? Mos, valle, vepren e Vasil Laçit nuk e nxe asnje muze sa do i madh qofte? Nje popull qe harron te kaluaren ai nuk gjene dote rrugen as per te ardhmen.
Autori : Mrsc Besim DERVISHI